1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fillon reduktimi i UNMIK-ut në Kosovë

1400 zyrtarë të UNMIK-ut do të lenë së shpejti vendet e tyre të punës në Kosovë, vetëm 600 zyrtarë të tjerë, do të vazhdojnë të jenë pjesë e misionit të rikonfiguruar të UNMIK-ut.

default

UNMIK

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, gjatë kësaj jave, do të fillojë të reduktojë stafin e vet. 70 përqind e personelit të UNMIK-ut, pritet të largohet nga Kosova. Pjesa tjetër akoma do të vazhdojë të veprojë në Kosovë. Një zëdhënës i UNMIK-ut, Aleksander Ivananko, thotë se shkurtime të vendeve të punës do të ketë në Departamentin e Administratës Civile, në Zyrën për Kthim dhe Komunitete dhe në disa departamente tjera ku UNMIK-u nuk do të ketë më rol në Kosovë.

Për presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, UNMIK-u ka filluar të përmbushë pikat e planit për rikonfigurimin e misionit. Sejdiu: "Ne e kemi vlerësuar këtë qasje si një qasje racionale të UNMIK-ut dhe përfundimit të sukseshëm të misionit në Kosovë dhe përgatitjes së marrjes së përgjegjësive të misionit të ri të BE-së, EULEX. Natyrisht në këtë proces është edhe bartja e përgjegjësve nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovës, me një përjashitm të përgjegjësve në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit."

UNMIK qëndron në veriun e Kosovës

Reduktimi i stafit të UNMIK-ut nuk do të fillojë në pjesën veriore të Kosovës. Analistët shfaqin dyshime se qëndrimi i UNMIK-ut nëpër enklavat serbe, mund ta ndajë Kosovën në entitete, gjë që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu, nuk sheh ndonjë rrezik të ndarjes funksionale të Kosovës, pavarësisht faktit që UNMIK-u mund të qëndrojë në vendbanimet serbe për një fazë kalimtare.

Sejdiu nuk e quan këtë tendecë për ndarje të Kosovës. "Integriteti territorial i Kosovës është i garantuar dhe misioni ndërkombëtar KFOR, ka një rol të veçantë në mbrojtjen e Kosovës", thotë Sejdiu.

Shkurtimi i 70 përqind të vendeve të punës në UNMIK, është pjesë e planit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, i cili ka urdhëruar zvogëlimin e rolit të UNMIK-ut në Kosovë dhe vendosjen e Misionit të ri të BE-së, EULEX. Mirëpo, pjesëtarët e komunitetit serb të mbështetur nga Serbia dhe Rusia, kundërshtojnë dislokimin e Misionit të BE-së nëpër vendbanimet e tyre. Ata kërkojnë që në enklavat serbe të qëndrojë UNMIK-u. Ata nuk pranojnë të kenë kurrfarë bashkëpunimi me institucionet e Kosovës.

  • Data 13.08.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwMV
  • Data 13.08.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwMV