1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fillon në Kosovë lëshimi i pasaportave biometrike

Në Kosovë, sot filloi procesi i lëshimit të pasaportave të para biometrike, një nga kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian në mënyrë që edhe Kosova të përfshihet në listen e vendeve të Shengenit të bardhë.

default

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fuele, gjatë prezantimit të raportit të progresit për Kosovën me 12 tetor, tha se Kosova në fund të këtij viti, do ta merr udhërrëfyesin për të nisur zyrtarisht negociatat me Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave. Tash për tash akoma nuk dihet se sa mund të zgjasin këto negociata.

Në ceremoninë e sotme të aplikimit për pasaportat e para bioemtrike që u zhvillua në Prishtinë, kryeministri, Hashim Thaçi, tha: “Duke marrë parasysh që deri më tani kemi shënuar një progres substancial në fushën e liberalizimit të vizave, si në fushën e riatdhesimit dhe riintegrimit, në regjimin e integruar të kufijve, sot po e avancojmë këtë proces me lëshimin e pasaportave biometrike. Me digjitalizimin e regjistrit civilë dhe lëshimin e pasaportave biometrike, ne tashmë mund të themi që dita kur qytetarët e Republikës së Kosovës mund të lëvizin pa viza, do të bëhet një realitet shumë shpejt “, tha kryeministri Hashim Thaci.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, thanë se procedura për aplikim për pasaporta biometrike është shumë e thjeshtë, ndërsa pasaportat do të prodhohen në Austri dhe janë të standardeve evropiane.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama