1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fillon në Katar konferenca ndërkombëtare e biodiversitetit

175 vendet anëtare të Konventës së Uashingtonit për biodiversitetin (CITES) janë takuar të shtunën në Doha, të Katarit në një konferencë dymbëdhjetëditore.

Pakti i Uashingtonit është kthyer në instrument të rëndësishëm për mbrojtjen e përgjithshme të specieve.

Pakti i Uashingtonit është kthyer në instrument të rëndësishëm për mbrojtjen e përgjithshme të specieve.

Në qendër të konferencës ndodhet mbrojtja e elefantëve, arinjve polarë, balenave, koraleve, peshkaqenëve dhe peshqve tuna të kuq. Gjatë konferencës vendet anëtare do të nënshkruajnë 41 marrëveshje për të vlerësuar rrezikun në rritje ose në ulje të një specieje të caktuar. Achim Steiner, shef i programit ambientalist të Kombeve të Bashkuara, tha në Doha se zhdukja e specieve e shkaktuar nga njeriu nuk është ndaluar ende. Megjithatë: „Në 50 ose 100 vitet e fundit ne kemi arritur të kthejmë në zonë të mbrojtur më shumë se 10 për qind të sipërfaqes së tokës. Ekzistojnë disa projekte mbrojtëse, me ndihmën e të cilave ne kemi mundur të shpëtojmë nga zhdukja specie të caktuara. Megjithatë duhet thënë qartë se lista e kuqe e specieve të rrezikuara është duke u bërë përditë e më e gjatë.“

Në qendër të konferencës në Doha ndodhet mbrojtja e elefantëve, arinjve polarë, balenave, koraleve, peshkaqenëve dhe peshqve tuna të kuq.

Në qendër të konferencës në Doha ndodhet mbrojtja e elefantëve, arinjve polarë, balenave, koraleve, peshkaqenëve dhe peshqve tuna të kuq.

Diskutime për peshkun tuna të kuq

Shumë e diskutueshme është kërkesa e Monakos, për të vendosur peshkun tuna të kuq në shkallën më të lartë të rrezikshmërisë për tu zhdukur, në mënyrë që të ndalohet çdo lloj tregtie ndërkombëtare me të. Që prej vitit 1970, rezervat e këtij peshku janë zvogëluar me më shumë se 80 për qind. Australia dhe Japonia kundërshtojnë me forcë, Tokio ka njoftuar se nuk do të pranojë asnjë pakt të mundshëm që do të ndalojë tregtinë. SHBA dhe Bashkimi Evropian përkrahin inisiativën e Monakos, megjithatë evropianët kërkojnë të arrijnë në një pakt që të mos hyjë menjehërë në fuqi. Mbrojtësit e ambientit e kritikojnë këtë dhe thonë se Bashkimi Evropian kërkon t`i japë kohë industrisë së vetë, për të futur në treg edhe peshkun e kapur këtë vit.

Viti 2010 vit i biodiversitetit

Një pikë tjetër e diskutueshme është fildishi. Tanzania dhe Zambia kërkojnë të shesin rezervat e fildishit, por hasin në rezistencën e vendeve të tjera afrikane dhe të Bashkimit Evropian. SHBA kërkon të vendosë ariun polar nën mbrojtje strikte, por në vende të tjera kundër tij qëllohet ende.

Zhdukja e specieve e shkaktuar nga njeriu nuk është ndaluar ende.

Zhdukja e specieve e shkaktuar nga njeriu nuk është ndaluar ende.

Megjithëse zhdukja e specieve vazhdon, Achim Steiner nga programi i Kombeve të Bashkuara beson se gatishmëria për mbrojtjen e llojeve është në rritje. Sot është më e lehtë të bindësh politikën për rëndësinë e biodiversitetit. „Ky vit është një vit që Kombet e Bashkuara e kanë shpallur vit të biodiersitetit. Pra ne kërkojmë të tërheqim vëmendjen për shumllojshmërinë biologjike të sistemeve ekologjike. Shpesh ne harrojmë se specie të njohura si tigri, peshkaqeni ose elefanti janë indikatorë për shëndetin e një sistemi ekologjik. Gjithnjë e më e qartë bëhet se pyjet tona, pellgjet lumore, lagunat dhe zonat bregdetare janë thelbësore për ekzistencën e njeriut."

Pakti i Uashingtonit për biodiersitetin është lidhur në vitin 1975 për të ndaluar ose rregulluar tregtinë ndërkombëtare me speciet e rrezikuara. Ndërkohë ai është kthyer në instrument të rëndësishëm për mbrojtjen e përgjithshme të specieve.

Autor: Carsten Kühntopp / Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 14.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MSVi
  • Data 14.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MSVi