1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

190810 Bundesliga-Start

20 Gusht 2010

Do ta dominojnë bavarezët përsëri bundesligën, apo do të ketë një kampion të ri? Si do të dalin të rinjtë Kaiserslautern dhe St. Pauli? Përgjigjet, jepen të premten në mbrëmje, kur topi rrotullohet sërish

https://p.dw.com/p/OsOG
Kush do të jetë fitimtari?Fotografi: DW/BilderBox/AP

Kampionati nis sonte me ndeshjen e kampionit, Bajernit të Mynihut, kundër Volfsburgut. Ajo mund të shihet drejtpërdrejt në 197 vende (rekord për një ndeshje hapëse). Pas fitimit të dyshes: kampionat-kupë sezonin e fundit bavarezët mezi presin të fitojnë treshen, kampionat-kupë-champions league. Por shumë lojtarë të formacionit të parë të bavarezëve u aktivizuan gjatë Kampionatit Botëror dhe janë kthyer me vonë në Berlin. Ndoshta kjo është mundësia per "ujqërit", të cilët në 13 ndeshjet në fushën e bavarezëve arritën të marrin vetëm një pikë. Me trajnerin e ri Steve McClaren dhe me heroin e Kampionatit Botëror Arne Friedrich Volfsburgu synon sërish pozicionet e kreut të tabelës.

Me interes shohin tifozët nga "të rinjtë" e ligës: St. Pauli dhe Kaizerslautern. Dy ekipe tradite, që më në fund marrin përsëri pjesë në kategorinë e parë. Palatinët, që sezonin e kaluar ishin ekipi i dytë më i fortë i kategorisë së dytë, udhëtojnë drejt Këlnit.

Autor: dpa/elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica