1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fillojnë bisedimet Prishtinë - Beograd për rikonfigurimin e UNMIK-ut

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannieri, takoi ministrin për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç. Kjo shënon fillimin zyrtar të bisedimeve Prishtinë - Beograd, mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut.

Makina të UNMIK-ut në Kosovë

Makina të UNMIK-ut në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i bënë apel Beogradit që të ndihmojë serbët e Kosovës të integrohen në shoqërinë kosovare.

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, konfirmoi fillimin e bisedimeve me autoritetet e Beogradit, biseda këto që kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve me serbët e Kosovës. Doganat, policia, gjyqësia, vijat administrative të komunave dhe trashëgimia kulturore e fetare serbe në Kosovë, janë çështjet për të cilat UNMIK-u do të bisedojë me autoritetet e Beogradit. Këto tema, specifikohen edhe në planin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe konsultimet që duhet të ketë ky mekanizëm me Beogradin.

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, njoftoi në një takim kryeministrin Hashim Thaçi, për fillimin e bisedave me Beogradin, ku me vonë në këto biseda sic thuhet teknike, pritet të përfshihet edhe Prishtina zyrtare. "Unë e shoh veten si lehtësues në bisedimet teknike Prishtinë-Beograd dhe nuk jam në rolin e negociatorit. Unë kam takuar dhe do të takoj zyrtarët qeveritarë në Beograd për të parë çfarë idesh kanë ata. Natyrisht takohem edhe me udhëheqësit politik kosovarë dhe në këtë kuadër, roli im është që të mbështesë bisedimet dy palëshe për çështjet e interesit të përbashkët nën mandatin e rezolutës 1244 të KS-it", thotë Lamberto Zannieri.

Qeveria e Beogradit, fillimin e këtyre bisedimeve e ndërlidhë edhe me çështjen e statusit të Kosovës. Mirëpo, për çështjen e statusit, Prishtina zyrtare nuk pranon të bisedojë dhe porosit Beogradin që të mos manipulojë serbët e Kosovës.

Hashim Thaçi, është kryeministër: "Unë kam vetëm një porosi për Beogradin, që të orientohet më tepër për integrimin në BE dhe në strukturat e tjera euroatlantike dhe natyrisht t'u lehtësojë integrimin serbëve, shtetas të Kosovës në institucionet e Prishtinës".

Kryeministri Thaçi, mbështet shefin e UNMIK-ut në përpjekjet e tij që të bindë pakicën serbe që të integrohet në shoqërinë kosovare dhe të pranojë shtrirjen e pranisë ndërkombëtare edhe në vendbanimet serbe. Kryeministri Hashim Thaçi, thotë se integrimi i serbëve në shoqërinë e këtushme, është synim edhe i institucioneve të Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtarë.

  • Data 30.07.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EmsJ
  • Data 30.07.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EmsJ