1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fillojnë bisedimet për emrin e Maqedonisë

Me iniciativë të ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara Metju Nimic, në Ohër kanë filluar bisedimet e drejtpërdrejta midis Maqedonisë dhe Greqisë për gjetjen e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë

Kufiri greko - maqedonas

Kufiri greko - maqedonas

Negociatori grek Vasilakis Adamantios, ka theksuar me të arritur në Shkup se duhet tentuar pa imponim të qëndrimeve të ndërsjella dhe duke lënë historinë nga pas që të gjejmë zgjidhjen e emrit që do të ishte i pranueshëm si për palën greke, ashtu edhe për atë maqedone. "Dëshiroj të besoj se deri në fund do të punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje pozitive për të dyja palët, sepse jemi fqinjë dhe duhet që të gjejmë një zgjidhje të problemit, dhe nëse e do koha madje ta harrojmë edhe historinë. Duhet të shohim se cila është ardhmëria jonë."- ka deklaruar Vasillakis.

Qeveria greke ka bërë hapa konkretë duke u larguar nga pozicioni i së kaluarës. Çështja e emrit nuk trajtohet më vetëm si çështje dypalëshe midis dy vendeve, por si një çështje që është e lidhur me sigurinë dhe bashkëjetesë në rajon. "Pas takimit në Ohër dhe Athinë besoj se do të gjendet një zgjidhje pozitive," ka vlerësuar bashkëbiseduesi i Greqisë, Vasillakis Adamantios.

Kreu shtetëror i Maqedonisë ka dalë në takimin e fundit me qëndrimin se Maqedonia do të mbështesë përdorimin e formulës së dyfishtë të përdorimit të emrit. Sipas kësaj formule, Maqedonia do të përdorte në komunikimin ndërkombëtar emrin e saj kushtetues -Republika e Maqedonisë ndërsa në komunikim me Greqinë do të mund të përdoret një emër i ndërlikuar i vendit.

Për herë të parë bisedimet greko-maqedonase rreth çështjes së emrit po zhvillohen jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Takimi në Ohër dhe ai i paralajmëruar më pas në Athinë, jep tek analistët politikë vendas sinjalin pozitiv se të dy fqinjët do të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë problem. Me insistim të Greqisë që prej marrjes së pavarësisë e deri më sot, Maqedonia quhet nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

  • Data 21.01.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CvSg
  • Data 21.01.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CvSg