1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Filloi sot ne Tirane muaji i Ramazanit

Toleranca, mirësia dhe ndihma ndaj kujtdo në nevojë - mesazhet e kësaj ngjarjeje të fesë myslimane

default

Tirana

Ditën e hënë filloi edhe në Tiranë, muaji i Ramazanit, një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë kudo në botë. Edhe për komunitetin mysliman të Shqipërisë ky muaj konsiderohet si muaji i mëshirës, faljes, bereqetit dhe mirësisë.

Selim Muça, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke uruar ditën e sotme tha se, "Qëllimi i Ramazanit është të tentohet vlerësimi i këtij Muaji të begatë, në arritjen e kënaqësisë së Zotit dhe në formimin e një bashkësie me vlera të shëndosha njerëzore. Ky muaj na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm që të bëhemi më humanë dhe më të afruar me njerëzit në nevojë”.

Pikërisht altruizmi, dashuria dhe ndihma për të tjerëet është një nga vlerat më të mëdha që muaji i Ramazanit përpiqet të rrënjosë tek besimtarët myslimanë.

Urimet e rastit nuk kanë munguar sot edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në një mesazh të shkruar, drejtuar besimtarëve muslimanë, ai thekson se "gjatë muajit të Ramazanit , gjithkush rivlerëson jetën sipas mësimeve dhe udhëheqjes fetare të të Plotfuqishmit, bën paqe me vetveten dhe ndreq gabimet, forcon lidhjet me familjen dhe me miqtë duke praktikuar tolerancën dhe harmoninë fetare, që e kanë karakterizuar popullin shqiptar ndër shekuj”.

Duke vleresuar harmoninë fetare në të cilën shqiptarët jetojnë prej shekujsh si vlere sa njerëzore, aq edhe shpirtërore Presidenti Bamir Topi e konsideron atë një nga modelet e rralla që kombi shqiptar i ofron qytetërimit botëror.


  • Data 01.09.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F8ea
  • Data 01.09.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F8ea