1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fillimisht hetime, pastaj konsekuenca - Guttenberg merr në shqyrtim Bundeswehrin

Anija mësimore e lundrimit Gorch Fock ishte krenaria e marinës gjermane, tani dalin në dritë të meta të konsiderueshme në përgatitje. Ministri i mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU) po reagon me masat.

default

Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU) dëgjon në Bundestag diskutimet e së premtes (21.01) mbi Bundeswehrin

Fillimisht duhet të hetohet me kujdes, pastaj duhen nxjerrë konsekuencat. Që të premten shtypi frenat ministri i mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg, kur mediet publikonin gjithnjë e më shumë hollësi mbi gjendjen e keqe në ushtrinë gjermane. Nuk duhet të ketë "dënime paraprake", paralajmëroi ministri dhe largoi pak orë më vonë nga posti komandantin e anijes mësimore Gorch Fock, gjë që opozita e kritikoi si të nxituar. Anijen Gorch Fock ai e urdhëroi të kthehej në Gjermani nga Argjentina. Ajo duhet të qëndrojë deri në një urdhër tjetër në Portin e Kiel-it. "Pas një shpeshtimi të tillë të raporteve faktikisht tronditëse nuk mund të kalojë askush në rendin e zakonshëm të ditës. Kështu nuk bën!"

Kommandant Gorch Fock Michael Brühn ARCHIV

Komandanti i anijes mësimore "Gorch Fock", Michael Brühn flet para marinës. "Gorch Fock" u kthye nga lundrimi në portin e Kielit.

Pas raporteve Guttenberg humbet durimin

Burim për këto "raporte tronditëse" është para së gjithash gazeta 'Bild'. Ndër metodat e shkollimit në anijen Gorch Fock bënin pjesë një stërvitje tepër e rreptë, mungesa e gjumit dhe frikësimet shkruan gazeta bulevardeske. Sipas saj pak kohë pasi një kadete 25 vjeçare për oficere ra në nëntor për vdekje nga velat, komanda e anijes festoi me gëzim karnavalin.

Përballë këtyre raporteve ministrit duket t'i ketë humbur durimi. Ai ngarkoi inspektorin e përgjithshëm me kontrollimin e forcave të armatosura për rituale, "që u bien ndesh parimeve të Bundeswehr-it". Kjo gjë mund të lexohet në gazetën 'Bild am Sonntag'. Kryetari i fraktionit të Të Gjelbërve Jürgen Trittin kritikon, që Guttenberg shtyhet prej gazetës bulevardeske, e cila zakonisht raporton në mënyrë tejet pozitive mbi ministrin më popullor në vend. "Kur zoti Guttenberg rrezikon të humbasë mbështetjen e gazetës 'Bild', ai merr një vendim shpuzë."

Deutschland Bundestagswahlen 2009 Die Grünen Jürgen Trittin

Jürgen Trittin i Të Gjelbërve kritikon ministrin e Mbrojtjes, zu Guttenberg për rendje pas shtypit bulevardesk

Do të marrë Guttenbergu përgjegjësi politike?

Guttenberg u soll ngjashëm kur në aferën e Kunduzin ra nën trysni. Edhe atëherë mediet publikuan hollësi mbi sulmin ajror vdekjeprurës, të cilin eprori më i lartë i ushtrisë gjermane nuk e njihte. Guttenberg shkarkoi me një goditje të shpejtë dy prej bashkëpunëtorëve të vet më të ngushtë, prej të cilëve nuk ndihej i informuar mjaftueshëm.

Guttenberg bën fjalë për raste të veçanta në një ushtri prej çerekmilioni ushtarësh, por në rast se incidentet shpeshtohen, ministri 39 vjeçar kristiansocial duhet të marë përgjegjësinë politike. Edhe për këtë arsye Guttenberg, të cilin disa e shohin si kandidatin e ardhshëm të bashkimit konservator CDU-CSU për kancelar, ka prirjen të ndërmarrë veprime të shpejta çliruese. Para së gjithash atëherë kur në mjegullën e burokracisë së Bundeswehrit nuk ia del më të dallojë përmasat e problemit.

Autor: Nina Werkhäsuer/Elert Ajazaj

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 24.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/101dM
  • Data 24.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/101dM