1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Fillimi i sezonit të Bundesligës dhe çështja e pasqaruar e patinatores gjermane Pechstein

Në vendet ku për futbollin derdhet shumica e parave, është më e madhe edhe pabarazia financiare. Në Spanjë, në Angli dhe në Itali p.sh. fitues janë gjithmonë të njëjtët.

Budensliga kolazh, 1962-2009

Sporti zë një vend të rëndësishëm në artikujt e gazetave gjermane të së premtes (07.08). Fillimi i sezonit të Bundesligës dhe çështja e pasqaruar e patinatores gjermane Pechstein e pezulluar nën dyshimin për doping janë tema që tërheqin vëmendjen e komentatorëve.

Lidhur me sezonin e ri të Bundesligës gazeta "Mittelbayerische Zeitung" komenton:

"Për futbollin gjerman ka interes, shtëpitë mbushen plot me tifozë e po ashtu edhe stadiumet më të bukura. Kompania e konsulencës për ndërmarrjet Ernst & Young sapo ka publikuar një studim, ku konstatohet, se atje ku derdhet shumica e parave, është më e madhe edhe pabarazia financiare. Formuluar ndryshe: Në Spanjë, në Angli dhe në Itali fitues janë gjithmonë të njëjtët. Pasoja është: monotoni dhe rënie e numrit të spektatorëve. Në të kundërt Bundesliga në këtë studim merr notën më të mirë sa i përket vlerës argëtuese. Askund tjetër në Evropë shifrat e spektatorëve nuk janë kaq të larta."

Sa i përket diskutimit lidhur me rastin e patinatores Pechstein, fituese e Olimpiadës në ecje të shpejtë në akull, që është pezulluar nga garat edhe pse dyshimet për doping nuk janë vërtetuar, gazeta "Märkische Allgemeine" shkruan:

Claudia Pechstein

Claudia Pechstein

"Pavarësisht si do të përfundojë grindja për patinatoren Pechstein, një gjë është e sigurtë: Lufta kundër dopingut në gjak në sportin profesionist nuk mund të fitohet me mjetet dhe metodat e deritanishme. Kontrollet janë të shmangshme ose të manipulueshme. Gjykimet mbi bazën e treguesve, si e praktikoi për herë të parë në rastin e Pechstein, Unioni Ndërkombëtar i Ecjes në Akull, qëndrojnë mbi baza jashtëzakonisht të lëkundshme si në aspektin përmbajtësor ashtu edhe në atë juridik. Tek e fundit nuk u dëshmua, që fituesja e Olimpiadës Pechstein ka përdorur doping. Vlerat e saj të gjakut vërtetë të ngjallin dyshime, por a mjaftojnë ato për ta pezulluar atë? E si duhet vepruar lidhur me gabimet në proces? Këto gabime vërtetë nuk dëshmojnë për pafajësinë e Pechstein, por në rastin më të keq ato mund të jenë në dobi të 37-vjeçares."

Autor: Vilma Filaj-Ballvora
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 07.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J5LM
  • Data 07.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J5LM