Fillimi i bisedimeve teknike Prishtinë Beograd varet nga përfundimi i zgjedhjeve | Ballkani | DW | 05.01.2011
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fillimi i bisedimeve teknike Prishtinë Beograd varet nga përfundimi i zgjedhjeve

Por në klasën politike kosovare gjithnjë e më shpesh po përvijohet edhe mundësia që në fillimin e bisedave Kosovë-Serbi të ndikojë edhe raporti i hetuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty

default

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se Kosova sö pari duhet të konsolidojë institucionet e reja dhe më pas të fillojë bisedat e paralajmëruara me autoritetet e Serbisë. Presidenti i Serbisë Boris Tadic tha për mediat serbe se Beogradi zyrtar tashmë e ka të gatshme platformën dhe ekipin negociator, më të cilin do të hyjë në bisedime me Prishtinën zyrtare. Mirëpo Prishtina zyrtare tash për tash është duke u ballafaquar me rezultatet e zgjedhjeve dhe me krijimin e institucioneve të reja.

Kosovo Wahlen Dezember Wahl 2010

Në dritën e këtyre zhvillimeve gjithnjë e më shumë po përvijohet edhe mundësia e shtyrjes së fillimit të këtyre bisedave për shkak të raportit të hetuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti. Presidenti i Kosovës në detyrë, Jakup Krasniqi, deklaroi se bisedat me Serbinë mund të fillojnë, pasiqë të sqarohen akuzat në raportin e Dik Martit, i cili akuzon një pjesë e politikës kosovare për përfshirje në veprimtari të paligjshme, përfshirë edhe trafikimin e organeve njerëzore.

Analistët: Raporti ka krijuar një situatë të re

Afrim Hoti Internationales Recht Professor Universität Pristina Kosovo

Afrim Hoti, profesori i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Analistët e pavarur nga ana e tyre thonë se raporti ka krijuar një situatë të re, që kërkon një qasje shumë serioze të institucioneve të Kosovës. Kështu thotë për programin tonë profesori i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, i cili megjithatë nuk mendon se do të ketë shtyrje të bisedave.

“Sipas mendimit tim raporti do të ketë pasoja negative, do ketë jehonë të madhe, si në media ashtu edhe në komunitetin ndërkombëtar, por nuk besoj se do të ketë implikime të drejpërdrejta të procesin e bisedave Kosove-Serbi”, thotë Afrim Hoti.

Zoti Hoti thotë se në pozicionin e Kosovës gjithnjë në linjën e bisedave me Serbinë ushtron ndikim edhe procesi i zgjedhjeve parlamentare, nëpër të cilat akoma po kalon Kosova dhe kjo për shkak të parregullsive, që u shënuan gjatë procesit zgjedhor: “Thjesht parregullsitë në zgjedhje në Kosovë e dobësojnë edhe më tej imazhin e Kosovës, edhe ashtu të dobësuar në komunitetin ndërkombëtar”, thotë Afrim Hoti.

Hajredin Kuci

Hajredin Kuci, zëvëndëskryeministri i qeverisë së Kosovës në largim.

Edhe shumë analistë të pavarur thonë se pas raportit të Dik Martit është dëmtuar imazhi i Kosovës dhe ky imazh mund t'i dëmtojë edhe përpjekjet për fillimin e bisedave Kosovë-Serbi. Mirëpo zëvëndëskryeministri i qeverisë së Kosovës në largim, Hajredin Kuci, thotë për programin tonë se Kosova ka pranuar të hyjë në bisedime me Serbinë për çështje teknike, gjithmonë duke mos harruar se kush ka qenë viktima dhe kush agresori gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Teoritë e ndryshme konspirative, që unë nuk i pëlqej, mund ta thonë se raporti i Dik Martit ka pasur për qëllim ndoshta jo shumë dëmtimin e bisedave Kosovë- Serbi, sesa relativizimin e palöve në këto biseda dhe të thuhet se proporcioni i fuqisë ka qenë i ndryshëm, por proporcioni i veprimeve inkriminuese ka qenë po ashtu në përputhje me proporcionin e fuqisë, kjo nuk është e vërtetë”, thotë Hajredin Kuci.

Sidoqoftë fillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi duhet të presë në radhë të parë krijimin e institucionve të Kosovës dhe hartimin e një platforme, me të cilën Prishtina zyrtare do të hyjë në bisedime me Serbinë

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 05.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ztwT
  • Data 05.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ztwT