1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fillim i ri - Vizita e Joe Biden në Beograd

Pas Bosnje - Hercegovinës, Zëvendëspresidenti i SHBA-së Joe (Joseph) Biden të mërkurën (20.05) viziton Beogradin, ndërsa një ditë më vonë edhe Prishtinën.

default

Joseph Biden, zëvendsëspresidenti i SHBA-së i shoqëruar nga ministri i Jashtëm i Bosnje-Herzegovinës Sven Alkalaj pritet me nderime ushtarake në Sarajevë, e martë 19.05.2009

Vizita në Serbi e zëvendëspresidentit të SHBA-së Joe Biden ka për qëllim një fillim të ri në raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, thuhet në Uashington. Analistët serb rikujtojnë se prej autoriteteve amerikane ishte presidenti Jimmy Carter, i fundit i cili në qershor të vitit 1980, vizitoi Beogradin, por kjo në kohën e ish - Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

"Vizita është dëshmi se SHBA-ja nuk e ka harruar Evropën Juglindore, ndërsa Serbia mund të ketë rolin e liderit në proceset e integrimeve euroatlantike", kumtoi Shtëpia e Bardhë. Raportet mes Serbisë dhe SHBA-së janë kohët e fundit në një nivel shumë të ulët. Në veçantiato janë përkeqësuar pas bombardimeve të vitit 1999, njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe "skandalit Kovaçeviq", kur konsullata serbe i lëshoi vitin e kaluar dokumente të falsifikuara, Millan Kovaçeviqit, duke i mundësuar atij largimin nga SHBA. Kjo ndodhi pak para se të fillonte gjykimi kundër tij, për shkak të rrahjes brutale të një studenti amerikan. Për këtë skandal, qeveria serbe u detyrua më vonë të paguajë dëmshpërblim në vlerë prej prej rreth një milion dollarësh.


Emri i zëvendëspresidentit Biden-it në Serbi lidhet me angazhimet e tij në kohën e presidentit Bill Clinton, për ndërhyrjen ushtarake kundër forcave serbe. Biden së bashku me senatorin John McCain, në janar të vitit 1999, i kanë dorëzuar Kongresit një rezolutë, e cila i hapte rrugën presidentit Clinton për ndërhyrje ushtarake kundër forcave serbe.


Biden në Beograd do të pritet nga presidenti Boris Tadiq, kryeministri Mirko Cvetkoviq, ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac dhe përfaqësues tjerë qeveritarë dhe joqeveritarë. Por qarqet diplomatike pohojnë se zëvendëspresidenti amerikan ka refuzuar të takohet me ministrin e Jashtëm, Vuk Jeremiq, i cili kohët e fundit ka lënë një përshtypje të keqe tek disa qarqe diplomatike. Është kjo hera e dytë që autoritetet më të larta të ndonjë vendi hezitojnë të takohen në Beograd me Jeremiqin. Më parë takimin me shefin e diplomacisë serbe e ka rezufuar edhe kryeministri i Kroacisë, Ivan Sanader.

Zëvendëspresidenti Biden me autoritetet e tjera serbe do të bisedojë për mundësinë e përmirësimit të raporteve dhe për gjendjen e sigurisë në rajon. Sa i përket pavarësisë së Kosovës, palët do të mbeten në qëndrimet e kundërta. Por analistët nuk përjashtojnë mundësinë që zëvendëspresidenti Biden t' i kërkojë Beogradit të heqë dorë nga keqpërdorimi politik i serbëve të Kosovës.

Qarqet nacionaliste serbe kanë fillluar ditën e martë me protesta të ndryshme kundër kësaj vizite. Si rrjedhojë ardhja e Biden-it është klasifikuar ndër vizitat e shkallës më të lartë të rrezikut. Mediat serbe bëjnë të ditur se Serbia ka angazhuar rreth 7.000 policë dhe pjesëtarë të shërbimeve sekrete. Ndërkohë që në Beograd kanë mbërritur me qindra pjesëtarë të shërbimeve sekrete amerikane.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 19.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HtfT
  • Data 19.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HtfT