1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Fillim i ri: Shtypi i së hënës mbi kongresin e partisë ekologjiste në Gjermani

Në kongresin e saj partia ekologjiste gjermane, e quajtur ndryshe dhe të gjelbërit, zhvilloi kongresin, ku u zgjodhën dy kryetarë partie, si dhe dy kandidatë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

default

Pas kongresit: Claudia Roth, Cem Özdemir, kryetarët e rinj të partisë ekologjiste dhe Renate Künast, Jürgen Trittin kandidatët kryesorë për zgjedhjet e 2009-ës

Gazeta "Manheimer Morgen" komenton: "Tek të gjelbërit bëhet fjalë për një fillim të ri. Për një fillim ekologjik: Mbrojtja e klimës, kundërshtimi i energjisë atomike, shfrytëzimi i energjive të rigjenerueshme, ushqime pa manipulim gjenetik - të gjitha këto tema që para 30 vjetësh përveç aktivitëve ekologjistë nuk i interesonin askujt, tani janë bërë pjesë e politikës reale, të paktën e real-politikë verbale. Por pikërisht kjo është dilema e të gjelbërve. Partia nuk ka më pretendimin e të qenit një alternativë për temat ekologjike. Partia e majtë është bashkëpjesëmarrëse në protestat kundër energjisë atomike, çka e treguan sërish protestat kundër trasportimit të lëndëve atomike në Gorleben, kancelarja po fiton pikë në politikën e jashtme me planet ambicioze për reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit në atmosferë. Përpjekja e madhe e partisë ka tani tendencën për t´u prezantuar si e gjelbra origjinale dhe për t´i nxjerrë bojën partisë kristiandemokrate dhe asaj socialdemokrate si kopje të së gjelbrës."

Lidhur me zgjedhjen e kryetarëve të rinj të partisë gazeta "Frankfurter Rundschau" shkruan: "Të gjelbrit me ndryshimin e moderuar të brezave po shkëputen pak nga pak prej paktit të trashëgimisë së Fisherit dhe dinastisë së tij të brezit të 68-ës. Sa i përket personelit ata janë të përgatitur mirë për kampionatin e zgjedhjeve në 2009. Dy bashkëkryetarë, prej të cilëve njëri bir emigrantësh, konfirmojnë profilin e avantgardistëve. Një kombinim i tillë me efekt sinjalizues nuk mund të kopjohet shpejt prej askujt. Ekipi i gjelbër do të triblojë dhe sulmojë. Por nuk i dihet se në ç´portë do të luajë ajo dhe nëse do të shënojë ndonjëherë gol."

Komentatori i së përditshmes së Bonit "General Anzeiger" i referohet emërimit të Jürgen Trittin dhe Renate Künast, dy ish-ministrave në qeverinë e përbërë nga socialdemokratët dhe ekologjistët, si kandidatët kryesorë për zgjedhjet e 2009-ës: "Dy ish-ministrat duke qenë prej kohësh në biznesin e politikës e dinë mirë, se programet e qarta jo detyrimisht duhet të kushtëzohen me deklarime të qarta për koalicion. Kthesa e vërtetë tek ekologjistët është, që ata janë të hapur për aleanca të reja. Kjo ua shton atyre opcionet, pa i përjashtuar ato të vjetrat."


  • Data 17.11.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fw5O
  • Data 17.11.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fw5O