1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillim i ri në raportet BE - Rusi

Roman Goncharenko/Bahri Cani4 Qershor 2012

Presidenti rus pret për vizitë krerët e BE-së. Ndonëse ata kaherë janë njoftuar, tema kryesore është njoftimi mes tyre, pas rimarrjes së postit të presidentit. Por ka dhe disa tema tjera në rend dite.

https://p.dw.com/p/157Dy
Vladimir Putin dhe Jose-Manuel Barroso
Vladimir Putin dhe Jose-Manuel BarrosoFotografi: AP

Kur Komisioneri i BE-së Jose Manuel Barroso dhe presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy (me 03.06.2012 dhe 04.06.2012) të vizitojnë Shën Petersburgun, nikoqiri i tyre sërish do të jetë Vlladimir Putini. Rreth katër javë pas rimarrjes së postit të presidentit ai pret sërish krerët e BE-së.

Mejithatë tema qendrore e bisediemeve do të jetë: njohja mes bashkëbiseduesve. Në samitin BE-Rusi nuk do të ketë ndonjë pikë tjetër më të rëndësishme, pohon Fernando Valenzuela, ambasador i BE-së në Moskë, në një intervistë për Deutschen Wellen. Brukseli e sheh këtë takim më parë si një mundësi për bisedime të drejtëpërdrejta me Putinin pas rizgjedhjes në postin e presidentit dhe për vlerësimin e raporteve të përgjithshme me Rusinë.

Megjithatë ky nuk është samit rutinë

Por ky megjithatë nuk do të jetë një samit rutinë që zhvillohet dy herë në vit. Takimi mbahet nën hijen e valës më të madhe të protestave në Rusi në 20 vitet e fundit. Pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit, të cilat duket se janë manipuluar, dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Moskë. As zgjedhja e Putinit si president në mars të këtij viti nuk është pranuar prej një pjese të opinionit rus. BE-ja ka kritikuar të dy këto zgjedhje si jodemokratike. Policia në Moskë po përdorë ndërkohë edhe dhunë ndaj demonstruesve. E ngarkuara me punë të Jashtme e BE-së Catherine Ashton, e cila poashtu do të marrë pjesë në këtë samit, ka kritikuar nga mesi i majit arrestimin e opozitarëve në Rusi.

Protestat në Rusi
Protestat në RusiFotografi: picture-alliance/dpa

Gjendja e brendshme politike në Rusi mund të jetë një prej temave që do të preken në këtë samit, thotë Fernando Valenzuela. Përfaqësuesit e BE-së i pret në Rusi një "diskutim relativisht direkt". Por sa të zëshëm do të jenë Barroso me kolegë në kritikat ndaj Putinit?

"Mendoj se disa pjesëmarrës që do të ulen përballë njëri - tjetrit, disa gjëra do të shprehin shumë qartë", pohon Sascha Tamm, drejtues i zyrës së fondacionit të liberalëve Friedrich-Naumann në Moskë. Putini për disa politikanë në BE konsiderohet si një presidnet i dobësuar, sepse autoriteti i tij po lëkundet. Në anën tjetër ai është stabil në pozicionin e tij si president, thonë ekspertët. Tamm nuk përjashton një lloj ftohje në raportet mes Brukselit dhe Moskës, por nuk e beson se do të ketë konfrontime. "Mendoj se do të jetë business as usual sein", pohon ai.

BE-ja duket se po sillet ndaj Rusisë më kujdesshëm se sa ndaj disa ish - republikave sovjetike. Në samitin me Ukrainën, për shembull, në Kiev në dhjetor të vitit 2011 ka pasur edhe takime me opozitarët ndërsa në Shën Petersburg nuk do të ketë.

Siria në rend dite

Siria dhe vetoja ruse
Siria dhe vetoja ruseFotografi: AP

As Vlladimir Putini nuk është i interesuar të fillojë ndonjë konflikt me BE-në. Përkundrazi, kontaktet e para në politikën e jashtme i ka drejt Evropës. Pas heqjes dorë nga udhëtimet në samitet e G8 dhe NATO-s në SHBA, ai vizitoi Berlinin dhe Parisin ndërsa tani takohet me krerët e BE-së.

Një ndër temat që do të jenë shumë lart në agjendë është Siria. Pas shkallëzimit të fundit të dhunës BE-ja shpreson se Rusia do të bie dakord në KS të OKB me një rezolutë më të ashpër ndaj Sirisë. Muajt e kaluar Moska ka vënë dy herë veto ndaj rezolutave të propozuara në KS.

"Pas zhvillimeve të fundit në Siri mund të ndodhë që Rusia të afrohet me qëndrimet e Perëndimit", pohon Sascha Tamm drejtues i Fondacionit Friedrich - Naumann. Ndër temat e këtij samiti do të jetë edhe programi atomik iranian. Raundi i ri i bisedimeve është planifikaur të mbahet nga mesi i qershorit.

Kriza ekonomike

Nevojë për bisedime do të ketë edhe lidhur me gjendjen ekonomike dhe krizën financiare në Evropë, mendon Fraser Cameron, ish-këshilltar i Komisionit të BE-së dhe ekspert për Rusinë në Bruksel. "Rusia është e interesuar që të informohet për hapat që do të ndërmirren në BE", pohon ai. Raportet mes BE-së dhe Rusisë janë përmirësur kohët e fundit, shton ambasadori Valenzuela por ka mundësi për përmirësimin e mëtejshëm. Në kohën e presidentit Medvedev Burkseli dhe Moska kanë rënë dakord për një "Partneritet për modernizim", i cili duhet të vazhdojë, mendon Cameron.

Dmitri Medvedev
Dmitri MedvedevFotografi: dapd

Kushtet për liberalizimin e vizave

Një hap tjetër i rëndësishëm për raportet e Rusisë me vendet tjera është anëtarësimi i Rusisë në Organizatën Botërore Tregtare, i cili duhet formalisht të përfundojë brenda disa muajve. Vëmendje e posaçme do t'i kushtohet edhe liberalizimit të vizave por ndonjë depërtim serioz në këtë çështje nga ky samit nuk pritet.

Autor: Roman Goncharenko/Bahri Cani

Redaktoi: