1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fillim i ri mes Berlinit dhe Moskës? - Steinmeier përfundon vizitën në Rusi

Ministri gjerman i punëve të jashtme Frank-Valter Shtajnmajer përfundoi të premten (16.5.) vizitën e tij një javore në Rusi. Ai foli për një fillim të ri në marrëdhëniet dypalëshe.

default

Shtajnmajer takon Medvedevin

Në të njëjtën kohë Shtajnmajer tërhoqi vëmendjen për ndërtimin e strukturave të shtetit ligjor në Rusi. Në qendër të vizitës së parë të një anëtari të qeverisë gjermane pas ndryshimit të pushtetit në Kremlin ishte një bisedë e gjatë me presidentin Dmitri Medvevded. "Besoj se është një vizitë e rëndësishme në një kohë të rëndësishme për Rusinë", tha Shtajnmajer.


Për këtë arsye ministri i jashtëm gjerman shpenzoi edhe shumë kohë për vizitën e tij. Pesë ditë dhe tre qytete, një sinjal që flet për rëndësinë që Shtajnmajer i kushton marrëdhënieve gjermano-ruse, duke ditur se thuajse asnjë krizë ndërkombëtare nuk mund të zgjidhet pa Moskën e aq më pak kundër interesave të saj.


Vizita inaguruese e bërë shumë herët, Shtajmajer ishte mysafiri i parë në Kremlin pas ardhjes në post të presidentit Medvedev, shihet me miratim edhe nga politikani i gjelbër europian Shtenblok(Steenblock). Eshtë e rëndësishme të bëhen përpjekje për të patur ndikim tek udhëheqja e re: "Gjermania ka patur një bashkëpunim të vazhdueshëm me Rusinë, megjithë vështirësitë dhe kritikën. Por ajo është një partner i rëndësishëm për BE-në. Kjo nuk vihet aspak në dyshim."


Stacioni i parë i vizitës u bë për hir të interesave ekonomike. Në rajonin e përfshirë nga bumi ekonomik rreth metropolit industrial Jekaterinburg duhet të testoheshin shanset për biznesin e mesëm gjerman. Ato janë të shkëlqyera, shprehet me gëzim kryetari i Komisionit për Lindjen i Ekonomisë Gjermane, Mangold: "Fillimisht duhet të them se jam shumë mirënjohës që zoti Medvedev dhe zoti Putin kanë deklaruar tani hapur se do të mbështesin biznesin e mesëm. Kjo ka qenë gjithnjë një dëshirë e veçantë e ekonomisë gjermane. Dhe unë beson se është një shenjë e mirë."


Lobiisti i ekonomisë është megjithatë mjaft realist për të ditur se deklaratat ruse duhet të pasohen nga veprime konkrete. Shumë rusë mendojnë në të njëjtën mënyrë. "Sipas mendimit të pjesës më të madhe të bashkëbiseduesve të mi këtu, nuk bëhet fjalë vetëm për një ndryshim personash në postet e presidentit dhe kryeminsitrit. Njoftimet e presidentit të ri për modernizimin e vendit shihen me shpresë."

Shpresa të cilat i ndan edhe Frank-Valter Shtajnmajer. Njoftimet ruse për reforma demokratike dhe në shtetin juridik ai i shfrytëzoi për të propozuar gjatë takimit në Kremlin me presidentin rus një partneritet modernizimi. Dhe me sa duket me sukses: "Ai pranoi nevojën e modernizimit të vendit, duke filluar nga modernizimi i administratës e deri tek tema të tjera të cilat i prekëm gjatë bisedës sonë."

Berlini do të ndihmojë Moskën ndër të tjera në reformën e drejtësisë dhe në ngritjen e një sistemi më të mirë të kujdesit shëndetësor. Ashtu si dhe në fushën ekonomike edhe këtu aktualisht ka vetëm deklarata por ende jo politikë konkrete. Ministri i jashtëm gjerman e di se gadishmëria ruse për bashkëpunim në reformat e brendshme është e rëndësishme por duhet mbushur me përmbajtje konkrete. Mundësia për këtë do të krijohet shumë shpejt. Në qershor Medvedev do të kthejë vizitën në Berlin.

  • Data 17.05.2008
  • Autor Christoph Grabenheinrich / Moskau (HR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E1Xl
  • Data 17.05.2008
  • Autor Christoph Grabenheinrich / Moskau (HR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E1Xl