1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillim i gjelbërt i fushatës zgjedhore

Nina Werkhäuser17 Nëntor 2012

Në vitin 2013 Të gjelbërit gjermanë duan të fitojnë më shumë zgjedhës. Piketat e fushatës elektorale janë duke u hedhur në kongresin treditor të partisë, që është duke u mbajtur në Hanovër.

https://p.dw.com/p/16kv7
Të gjelbërit filluan kongresin e partisë në HanovërFotografi: picture-alliance/dpa

Rendi i ditës është i ngjeshur, kështu që gjumi i natës është reduktuar në minimum. Tre ditë dhe tre netë Të gjelbërit do të përgatiten në kongresin e tyre për vitin zgjedhor 2013. Vendi ku mbahet e ashtuquajtura Konferencë e delegatëve është zgjedhur ekstra Hanovri, sepse në zgjedhjet e landit që pritet të mbahen atje në muajin janar, Të gjelbërit duan t`ia marrin pushtetin qeverisë konservatoro- liberale.

#video# Kjo pritet të jetë fillimi i një serie suksesesh zgjedhore deri në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës,. "Më 2013 ne duam të qeverisim së bashku me socialdemokratët," tha në fjalimin e tij kryetari i partisë Cem Özdemir, duke i dhënë kështu një përgjigje spekullimeve për një aleancë të mundshme në nivel federal të kristiandemokratëve dhe të gjelbërve. "Ne nuk duam Partinë Kristiandemokrate, por duam votat e zgjedhësve të saj," deklaroi Özdemir i shoqëruar nga duartrokitjet e delegatëve. Në këtë mënyrë ai donte të linte të nënkuptohej se Të gjelbërit kanë pretendime të marrin zgjedhës edhe nga shtresat konservatore. "Ne jemi konservatorë në vlera, por nuk jemi konservatorë në strukturë," e përshkroi Özdemir, ndryshimin midis partisë së tij dhe partive kristiandemokrate e kristiansociale.

Por për një përsëritje të koalicionit të socialdemokratëve dhe të gjelbërve duhet bërë shumë, thotë Özdemir duke i drejtuar një apel 1800 delegatëve, dhe "nxehur kundërshtarët politikë". Rezultati i dëshiruar është marrja e 15 përqind të votave, pra shumë më tepër se 10,7 përqindshi, i arritur në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. "Ne të Gjelbërit duhet të jemi të fortë, që të ruajmë socialdemokratët të mos bëjnë ndonjë gabim".

Partia Sociademokrate duhet të bëjë ende për të fituar, komendon kryetari i partisë së Gjelbër rezultatet e dobta që Partia Socialdemokrate ka marrë së fundi në sondazhe, përndryshe nuk do të arrihet largimi i qeverisë Merkel. Partia Socialdemokrate dhe Të gjelbërit kanë qeverisur së bashku nga 1998 deri 2005.