1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Filkova: Jemi të hapur për të pranuar aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat

Ambasadorja çeke në Tiranë, Marketa Filkova konfirmon mbështetjen që Çekia do t'i japë procesit të zgjerimit të BE-së me vende të Ballkanit Perëndimor, si edhe aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.

default

DW: Që prej një jave Çekia ka marrë presidencën e rradhës të BE-së. Zonja ambasadore, cilat janë prioritetetet e saj?

Marketa Filkova: Republika Çeke mbështet zgjerimin e BE. Bashkimi historik dhe stabiliteti i kontinentit europian do të mbeteshin te papërfunduara pa integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor në BE. Prandaj, është synimi i Presidencës çeke të BE të forcojë më tej perspektivën europiane të vendeve të këtij rajoni, në bazë të axhendës së Selanikut dhe të mbështesë sa më shumë progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në proçesin e Stabilizim- Asocimit.

DW: Cilat janë objektivat që Presidenca çeke synon të arrijë brenda mandatit të saj 6 mujor?

Marketa Filkova: Objektivi do të jetë arritja e progresit maksimal në bisedimet e anëtarësimit me Kroacinë, që ato të bëhen një burim i madh motivues për vendet e tjera, thotë çambasadorja çeke ne Tirane Marketa Filkova. Presidenca Çeke do të interesohet për të përmirësuar marrdhëniet e BE-së me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe do të mbështesë përgatitjet për dhënien e statusit të vendit kandidat vendeve të tjera të rajonit. Presidenca çeke do te fokusohet në forcimin e shoqërisë civile dhe shtimin e kontakteve njerëzore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Liberalizimi i vizave përbën një moment tjetër për vazhdimin e proçeseve të ndryshimeve të brendshme, që janë bazë e përmbushjes së kushteve për anëtarësim. Presidenca çeke do të mbështesë progresin në këtë drejtim.

DW: Qeveria, opozita madje edhe shoqëria civile në Shqipëri janë të një mendjeje se ka ardhur momenti që të kërkohet pa humbur kohë statusi i vendit kandidat në BE. Cili do të jetë qëndrimi i Presidencës Çeke ndaj këtij hapi të Shqipërisë?

Marketa Filkova: Përderisa Presidenca çeke mbështet zgjerimin e BE, natyrisht jemi të hapur për të pranuar aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Po kështu edhe të vendeve të tjera të rajonit që janë të interesuara për këtë status. Natyrisht edhe të Serbisë. Ne jemi të hapur.

DW: A ka ndonjë lëvizje nga Presidenca çeke për “Jo”në irlandeze lidhur me zgjerimin e BE-së?

Marketa Filkova: ”Jo” ja irlandeze është një çështje që varet nga Irlanda. Ajo do të vendosë nëse do të përsërisë referendumin për të ndryshuar “Jo”-në e saj për zgjerimin e BE-së, me të cilin rezultoi referendumi i parë. Çekia nuk e ka ratifikuar ende traktatin e Lisbonës duke u bërë kështu vendi i dytë që nuk e ka ratifikuar atë. Natyrisht ka vende në BE që thonë se ratifikimi i këtij traktati nga të gjitha vendet anëtare është një kusht për një zgjerim tjetër të BE. Qëndrimi çek është disi ndryshe. Gjithsesi mesazhi më i rëndësishëm i BE-së është domosdoshmëria e konsensusit të 27 vendeve anëtare për një valë të re zgjerimi, gjë që nuk është e lehtë për t'u arritur. Ky është realiteti.

DW: Konsensus i vështirë. Pa një “ Po ” unanime të 27 vendeve anëtare nuk mund të flitet konkretisht për një zgjerim tjetër të BE-së. Pra, Presidenca çeke mbështet në parim procesin e zgjerimit. Le të kthehemi tek prioritetet e saj në 6 muajt e parë të 2009-ës. Cila do të jetë përqasja ndaj Kosovës?

Marketa Filkova: Kosova do të jetë një fokus tjetër për ta mbështetur sa më shumë që të përfshihet në proçesin e Asocim – Stabilizimit. Presidenca çeke do të përmbushë përgjegjësitë e saj për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë për të cilat BE po kontribuon, në rradhë të parë, me misionin civil të Politikës së Mbrojtjes dhe Sigurisë Europiane dhe instrumenta të tjerë. Presidenca Çeke do të përpiqet për një normalizim gradual të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë pjesëmarrjen e dyanshme në aktivitete rajonale të bashkëpunimit.


  • Data 08.01.2009
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GUHK
  • Data 08.01.2009
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GUHK