1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

FIFA vendos: Botërori i futbollit 2018 në Rusi, në 2022 në Katar

Në Zyrih u përcaktuan dy vendet organizatore të kampionateve botërore të futbollit për vitet 2018, 2022. Fituesit e lumtur janë Rusia dhe Katari, dy vende që nuk e kanë zhvilluar ndonjëherë një ngjarje të tillë sportive.

default

Presidenti i FIFA-ës Joseph Blatter duke shpallur Rusinë si mikpritëse të botërorit 2018.

Për zhvillimin e kampionatit botëror 2018 konkurronin katër organizatorë evropianë: Portugalia me Spanjën, Belgjika me Holandën, Anglia dhe Rusia. Për botërorin e 2022-it ishin në garë pesë vende: Japonia, Koreja e Jugut, Katari, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në orën 16:36 presidenti 74 vjeçar i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), zvicerani Joseph Blatter lexoi emrin e vendit fitues për organizimin e festës më të madhe futbollistike të 2018-ës, të zgjedhur me votimin e 22 anëtarëve të komitetit ekzekutiv të FIFA-ës: Rusia. Ndër anëtarët e delegacionit rus gëzimi ishte i papërmbajtshëm.

Kryeministri rus Vladimir Putin, i cili kishte qëndruar larg Zyrihut, siç tha, për të respektuar anëtarët e FIFA-ë, që u gjetën nën trysni të papërligjur, falëndroi nga zemra FIFA-ën për zgjedhjen e vendit të tij. Putin udhëtoi më pas drejt Zyrihut dhe tha, se gara do të mbahet në standardet më të larta.

Rusia kishte marrë nëntë vota në raundin e parë dhe një shumicë prej 13 votash në të dytin. Mjaft të mëdha kishin qenë shpresat e Anglisë për të organizuar një tjetër kampionat botëror pas atij të vitit 1966. Për të mbështetur kandidaturën e saj në Zyrih kishin vajtur princi William, kryeministri Cameron dhe ish-ylli i Manchester United-it dhe i kombëtares angleze David Beckham.

Edhe shefi i shoqatës për organizimin e kandidaturës së Katarit, sheiku Mohamed Bin Hamad Al Thani, falënderoi FIFA-ën shumë i emocionuar pas marrjes së vendimit pro vendit të tij: "Ju faleminderit, që besuat te ndryshimi, te zgjerimi i lojës, për faktin, që i dhatë një mundësi Katarit. Ne nuk do t'iu zhgënjejmë. Ju do të jeni krenarë me Lindjen e Mesme dhe këtë jua premtoj."

Presidenti i SHBA-së Barak Obama e kritikoi zgjedhjen e Katarit si vend mikpritës të kampionatit botëror të futbollit 2022.

Organizata Transparency International (TI) i kishte bërë thirrje FIFA-ës, ta shtynte datën e zgjedhjes së vendeve organizatore "deri sa të ishte hedhur dritë mbi akuzat". Sipas TI-së një vendim në rrethanat aktuale vetëm sa do ta ndizte më shumë diskutimin e ashpër.

Siç duket FIFA nuk donte në asnjë mënyrë ta shtynte vendimin e vet mbi dy organizatorët e botërorëve 2018 dhe 2022. Ajo i kundërshtoi akuzat e ngritura së fundi në emisionin televiziv britanik "Panorama" për mitmarrje të tre anëtarëve të komitetit të saj ekzekutiv (një kamerunasi, një paraguajani dhe një braziliani) duke vënë në dukje, se një gjykatë zvicerane në Zug nuk kishte dënuar asnjë zyrtar të FIFA-ës në vendimin e saj të qershorit 2008, i cili trajtonte rastin në fjalë. Vetëm disa javë më parë FIFA u detyrua të pezullonte nga detyra dy anëtarë të komitetit ekzekutiv (një nigerian dhe një tahitian), të cilët kishin rënë pre e një gracke korruptive të ngritur prej gazetës britanike "Sunday Times".

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QOYV
  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QOYV