1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

FIAT-i një hap më tej drejt blerjes së Opelit

Në rast se shpëtimi i vendeve të punës te Opeli bën që ato të eleminohen diku tjetër, nuk fitohet asgjë.

Logoja e Fiatit dhe e Opelit

FIAT-i synon të ruajë tri fabrika të Opelit në Gjermani

Planet e koncernit italian të automobilëve FIAT për t'u bërë pjesëtar te koncerni gjerman i automobilëve, Opel, komentohen në shtypin gjerman të së martës (05.05). Nga gazeta FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG shkëpusim:

"FIAT-i e mori ngadalë veten, tani italianët duan të ecin me ritëm më të shpejtë. Megjithëse ekzistojnë dyshime për një bashkëpunim të suksesshëm me Opelin, pas një vizite në Berlin, plani i akuizicionit merr konture më të qarta. FIAT-i kërkon të ruajë tri fabrika të Opelit: atë në Bohum, atë në Ajzenah dhe atë në Ryselshajm, por jo fabrikën në Kajzerslautern. Por sensacioni nuk konsiston në faktin që nuk përfshihet Kajzerslauterni, por në faktin që tri të tjerët synohet të shpëtohen. Sepse Opeli ka probleme më të mëdha, se sa fabrika e tij e vogël në Pfalc, ku 1130 vetë ndërtojnë motorë dhe 2360 pjesë të tjera. Opeli përpiqet prej vitesh që ta shesë sipërmarrjen; së fundi ishte furnizuesi Kirhhof (Kirchhof) ai, që pas një verifikimi të rentabilitetit, hoqi dorë. Ekziston mundësia që sipërmarrjes t'i duhet të mbyllë dyert."

Ja edhe mendimi i komentatorit të gazetës FINANCIAL TIMES DEUTSCHLAND:

"Nga perspektiva e Markiones është vetëm një veprim racional, kur ai në përpjekjet e tij llogarit edhe angazhimin e shtetit. Koalicioni i madh partiak në Gjermani u shpreh kaq qartë për shpëtimin e Opelit, sa tani, në këtë vit elektoral, nuk ka më mundësi ta lërë të falimentojë markën Opel. Por taksapaguesit mund t'i merren mendtë, po t'i duhet që të paguajë në fund garancitë miliardëshe për aventurën e shefit të FIAT-it. Në fund të fundit, me FIAT-in, Krajslerin dhe Opelin bashkohen tri sipërmarrje të dëmtuara, që kanë, secila për vete, probleme që do të mjaftonin. Për konkurentët është gjithsesi fatale, kur nën patronazhin politik krijohet prodhuesi i dytë masiv në botë, i cili shton presionin për shpenzimet. Nuk fitohet asgjë, kur shpëtimi i vendeve të punës te Opeli bën që ato të eleminohen diku tjetër."

Autor: Auron Dodi
Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 05.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hjxp
  • Data 05.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hjxp