1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Festohen krishtlindjet ortodokse në Kosovë

Pas një agjerimi disajavësh, pjesëtarët e besimit ortodoks po festojnë sot edhe në Kosovë Krishtlindjet, të cilat sipas kalendarit julian kremtohen me 7 janar. Liturgjia e mëngjesit u mbajt edhe në Manastirin e Deçanit.

Manastiri i Deçanit

Manastiri i Deçanit

Manastiri i Deçanit, i cili është një ndërthurje e traditave kulturore mesjetare bizantine dhe perëndimore, falë njerëzve vullnetmirë të këtij rajoni që nga ndërtimi I tij, në shekullin XIII-të, është ruajtur i paprekur. “Dhe ne jemi këtu që këto vlera edhe të vazhdojnë të mbesin të tilla, sepse Manastiri i Deçanit është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Po aq e rëndësishme është edhe për bashkësinë ndërkombëtare, që të punojë për ruajtjen e kësaj trashëgimie, sepse të gjithë jemi këtu që kjo pasuri të ruhet dhe që këtu të mund të jetohet” - thotë shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Tim Guldiman, i cili ishte prezent në liturgjine e mëngjesit, sikur edhe përfaqësues të Zyrës Britanike, në Kosovë.

Brenda mureve të veshura me afreske të ruajtura mirë dhe në mesin e dhjetra besimtarëve, e gjejmë edhe Zdravkon, i cili bashkë me të dy fëmijët e tij ka ardhur nga Serbica për të kremtuar Krishtlindjet në Manastirin e Deçanit. Ndërsa, porosia e tij për shqiptarët është “që shqiptarët dhe serbët të jetojnë në paqe me të gjithë popujt, sepse kjo është edhe porosia e Krishtlindjeve!"

Peshkopi i Manastirit të Deçanit Teodosije Sibaliç, sikurse krerë të tjerë të kishës ortodokse në botë, bëri thirrje te të gjitha autoritetet vendore e ndërkombëtare që të respektojnë tërësinë e Serbisë, dhe siç u shpreh, “të mos grabisin pronën e saj, Kosovën, e cila është djepi i Serbisë dhe zemra e popullit serb".

Ndërsa, zëdhënësi i manstirit, Sava Janjiç, me rastin e Krishtlindjeve uroi “harmoni në mes popullit të Kosovës dhe zgjidhje problemesh në mënyrë paqësore”.CSCO_seppuku();if(!window.onresize || 'undefined' == typeof(window.onresize.nTop))\{var csco_tb='if(!document.body) \{window.csco_setTimeout(csco_tb, 100);\}else\{window.csco_setTimeout(CSCO_ITB_show,500);var csco_bodyonresize = document.body.onresize; document.body.onresize = function ()\{if(csco_bodyonresize)\{csco_bodyonresize();\};CSCO_ITB_resize();\}; var csco_selfonresize=self.onresize; self.onresize = function ()\{if(csco_selfonresize)\{csco_selfonresize();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_bodyonscroll=document.body.onscroll;document.body.onscroll = function ()\{if(csco_bodyonscroll)\{csco_bodyonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_selfonscroll=self.onscroll;self.onscroll = function ()\{if(csco_selfonscroll)\{csco_selfonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};\};'; eval(csco_tb);CSCO_seppuku();\}

  • Data 07.01.2008
  • Autor Ajete Beqiraj / Pejë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Clel
  • Data 07.01.2008
  • Autor Ajete Beqiraj / Pejë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Clel