1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Festivali "Exit" në Novi Sad

Festivali tradicional muzikor "Exit", që mbahet në Novi Sad të Vojvodinës, përfundoi në një atmosferë shumë pozitive. Festivalin e vizituan më shumë se 170.000 vetë nga Serbia, vendet e rajonit dhe nga bota.

Festivali Exit në Novi Sad

Festivali "Exit" në Novi Sad

Festivali "Egzit" përfundoi në orët e mëngjesit ditën e hënë (11.07.2011) në kështjellën e Petrovaradinit, një nga objektet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Novi Sadit, Vojvodinës dhe Serbisë. Organizatëorët e kënaqur thonë se kryeqyteti i Vojvodinës, Novi Sadi, për ditë të tëra ishte pjesë e botës. Këtë qytet vizituan të rinjtë nga shumë vende të Evropës Juglindore, por edhe nga vende të tjera të Evropës, e madje edhe nga Kanadaja: „Njerëzit këtu janë shumë të kukjdesshëm dhe miqësor. Me të vërtetë ishte kënaqësi të jesh këtu...", thotë njëri prej vizitorëve. Vizitorë në këtë festival tradicional kishte madje edhe nga Australia e largët: "Dikush më ka thënë se patjetër duhet të vizitojë këtë festival. Kam rezervuar biletat dhe kam ardhur", thotë një e re australiane.

Megjithatë numri më i madh i të rinjve që vizituan Novi Sadin dhe Vojvodinën ishte nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe si gjithmonë deri tani nga Britania e Madhe. Festivalin e sivjetëm "Egzit" e kanë vizituar më shumë se 170.000 vetë, vlerësojnë organizatortët. Ata kanë pasur mundësinë të dëgjojnë dhe shikojnë më shumë se 600 grupe muzikore dhe këngëtarë të njohur nga rajoni dhe mbarë bota. Koncerte janë zhvilluar në 20 vende të ndryshme.

Festivali Exit në Novi Sad

Festivali "Exit" në Novi Sad

"Egzitin" e ka vizituar edhe Stasha Vukadinoviq, që në fakt edhe nuk dotë ishte e rëndësishme, sikur ajo të mos ishte vizitori i dy miliontë i këtij festivali tradicional. Ajo është shpërblyer me bileta për dhjetë festivalet e ardhshme.

Në këtë festival nuk kanë munguan as politikanë, të cilët shprehen të kënaqur me ecurinë e festivalit. Kështu shprehet edhe kryeministri i Vojvodinës Bojan Pajtiq: „Egziti dërgon sinjale dhe mesazhe jashtëzakonisht pozitive nga vendi ynë në Evropë dhe në botë. Ai ndikon edhe në përmirësimin e imazhit të Serbisë në botë”, pohon Pajtiq.

Të kënaqur ishin edhe shumë vizitorë vendorë. „Për mua është kjo diçka më e bukur që kam përjetuar dhe kam parë në jetë. Këtu kam përjetuar një metamorfozë totale", thotë njëri prej tyre. Por jo të gjithë janë të kënaqur pamasë.

„Më pëlqen, por para shtatë-tetë vitesh më ka pëlqyer më shumë. Mbase kjo ka të bëjë edhe me faktin që atëherë kam qenë pak më e re…“, thotë një vizitore, ndërsa një tjetër shton:

„Kjo është super! Egziti është gjithmonë super!“

"Egziti" paraqet në fakt tani për Vojvodinën dhe Serbinë më shumë se vetëm një festival të rëndomtë. Në kuadër të tij është zhvilluar edhe një panair i organizatave joqeveritare, ndër të cilat ishin edhe përfaqësuesit e Amnesty International, të cilët kanë mbledhur nënshkrime për mbështetjen e aksionit: "Kulmi mbi kokë është e drejtë e secilit njeri". Aksioni është organizuar në shenjë mbështetjeje të romëve, të cilët prej autoriteteve zhvendosen me dhunë nga shumë rajone të Serbisë.

Festivali Exit në Novi Sad

Festivali "Exit" në Novi Sad

Në këtë festival mbajtën koncerte grupet dhe këngëtarët si Portishead, Pulp, Jamiroquai, Bad Religion, Nick Cave, Darkëwood Dub, Atheist Rap, Jinx dhe të tjerë. Në këtë festival kanë ndihmuar me punë vullnetare mbi 1.250 persona.

Organizatorët janë shumë të kënaqur me ecurinë. Rajko Bozhiq pohon se "Egziti" paraqet ndërkohë një lëvizje dhe jo vetëm një festival të rëndomtë.

„Ende besoj në mundësinë që ne në Serbi të krijojmë një vend ku mund të argëtohesh mirë, sikur në vendet tjera ku gjërat funksionojnë si duhet...“

Por natyrisht, atje ku ka shumë rini dhe muzikë, ka dhe alkohol e madje edhe drogë. Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar disa herë gjatë javës se kanë arrestuar shumë persona nga Serbia dhe vendet tjera, për shkak të konsumimit të alkoholit dhe drogës. Megjithatë, festivali në përgjithësi kaloi pa incidente serioze.

Autor: Dinko Gruhonjiq/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama