1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Festivali 2010 - Filmi gjerman në Kanë

Edhe pse duket sikur nuk bien shumë në sy dhe duket sikur nuk janë, kineastët gjermanë janë të pranishëm në festivalin e filmit në Kanë. Kjo u duk edhe në festën e filmit gjerman ku ishin të pranishëm shumë prominentë.

Me filmin Shiriti i Bardhë Palmën e Artë e fitoi pas 25 vjetësh sërish një film nga hapësira gjermanishtfolëse.

Me filmin "Shiriti i Bardhë" Palmën e Artë e fitoi pas 25 vjetësh sërish një film nga hapësira gjermanishtfolëse.

Party në plazhin përpara hotelit nobël Carlton Hotel në Croisette. Si në çdo beach-party në Kanë rrjedh shampanja dhe vera, por kësaj here edhe birra, sepse është festa e filmit gjerman. Ndër pjesëmarrësit është edhe fituesi i vitit të kaluar Michael Haneke: "Ky festival ka pasur rëndësi vendimtare për karrierën time. Pata fat që mora pjesë në këtë festim që me filmin tim të parë. Kjo ka ndikuar shumë për zhvillimin tim, këtë nuk mund ta mohoj dhe jam mirënjohës për këtë."

Me filmin "Shiriti i Bardhë" Palmën e Artë e fitoi pas 25 vjetësh sërish një film nga hapësira gjermanishtfolëse. Para tij në Kanë kishin fituar Palmën e Artë vetëm filmat "Paris, Texas" i Wim Wenders dhe "Daullja prej teneqeje" e Volker Schlëndorff. Haneke thotë se filmi i tij fitoi vitin e kaluar vetëm se në të bashkëpunuan dhe ishin producentë të zellshëm francezët.

Daullja prej teneqeje e Volker Schlëndorff.

"Daullja prej teneqeje" e Volker Schlëndorff.

Ministri gjerman i Kulturës Bernd Neumann mendon se në një botë të globalizuar, bashkëpunim duhet të ketë edhe në botën e filmit. Kana është një shembull i mirë për këtë, sepse edhe pse në konkurim për Palmën e Artë nuk është asnjë film gjerman, gjermanët marrin pjesë në shumë produksione filmike. "Kemi 18 filma me pjesëmarrje gjermane, pjesërisht madje të madhe. Ky rrjet i filmave evropianë është i rëndësishëm dhe prandaj Kana është një shans i mirë edhe për producentët dhe kineastët gjermanë."

Dhe vërtet në konkurim është një film tajlandez në të cilin ka bashkëpunuar producenti i serialit gjerman Lindenstraße, Hans Geißendërfer. Filmi afrikanojugor "Life above all" është prodhuar nga Oliver Schmitz. Me filmin e Christoph Hochhäuslers "Unter dir die Stadt" – Poshtë teje qyteti, një dramë familjare nga sferat e bankierëve të Frankfurtit, është në konkurim edhe nje film gjerman.

Paris Texas - Film nga Wim Wenders

Paris Texas - Film nga Wim Wenders

Gjithsesi Thilo Wydra, i cili ka bërë në emër të drejtorisë së festivalit të Kanës përzgjedhjen paraprake të filmave gjermanë që janë ftuar për të konkuruar në Kanë thotë: "Ajo që kam parë këtë vit – rreth 30 filma – ishte viti më i keq në këto 6 vjet që ushtroj këtë post"

Nisur nga ky pesimizëm mund të thuhet se shanset e filmave gjermanë për të fituar Palën e Artë këtë vit në Kanë nuk janë të mëdha. Gjithsesi regjisori i ri nga Mynihu Philip Koch ka shanse që me filmin e tij "Picco", një histori dramatike burgu, të fitojë Kameran e Artë.

Autor: Christoph Wëß/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama