1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Festimet e BE: Papa pret krerët europianë

Para festimeve të 60-vjetorit të Marrëveshjeve të Romës, Papa Françesku ka pritur krerët e shteteve dhe vendeve të BE. Ai kërkoi rikthimin tek parimet bazë të unionit, tek solidariteti.

BE kërcënohet "nga shuarja” nëse nuk zhvillon një vizion të ri, që bazohet në idealin e solidaritetit, tha kreu i kishës katolike në Romë të premten, në një audiencë për krerët e shteteve dhe qeverive të BE. "Kur një trup e humbet sensin e orientimit, dhe nuk shikon më përpara, fillimisht bën hapa mbrapa dhe në fund kërcënohet nga shuarja”, tha Papa. "Elementi i parë i vitalitetit europian duhet të jetë solidariteti”. Solidaritetin ai e quajti si një mjet efektiv kundër populizmit.

Kreu i kishës katolike theksoi edhe rëndësinë e punësimit në Europë. Pa punësim dhe perspektivën për një „pagë dinjitoze" nuk ka paqe, tha ai. Paqje nuk ka as në periferitë e metropoleve tona, ku gëlon droga dhe dhuna", tha Papa Françesku.