1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Festime për 70 vjetorin e D-Day

Gjithë bota i ka sytë sot në Francë, ku po zhvillohen aktivitetet në përkujtim D-Day, 70 vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi.

Presidenti i Francës dhe presidenti amerikan Barack Obama përkujtuan të vrarët gjatë zbarkimit të aleatëve në Normandi. Obama mori pjesë së bashku me presidentin francez François Hollande në një ceremoni në varrezat e ushtarëve amerikanë në Coleville-sur-Mer me rastin e 70 vjetorit të D-Day. Në plazhin Omaha gjatë zbarkimit u zhvilluan luftime shumë të ashpra ndërmjet trupave gjermane dhe atyre aleate. Në D-Day humbën jetën 4400 ushtarë aleatë, 2500 prej tyre nga SHBA

Hollande und Obama me një veteran në Benouville

Hollande und Obama me një veteran në Benouville

Presidenti amerikan Barack Obama u tha veteranëve duke u përkulur para tyre: «Ne ju jemi përgjithmonë mirënjohës!» Ushtarët e atëhershëm kanë mbrojtur demokracinë dhe lirinë. Kjo është e shkruar me gjak në këtë plazh", tha Obama.

Kriza e Ukrainës në fokus të takimeve

Nga të gjitha anët ndiqet me interes pjesëmarrja dhe takimet e presidentit rus Vladimir Putin, i cili nuk lë pa vënë në dukje se kush ka luftuar në anën e drejtë në luftën e Dytë Botërore.

Por këtu nuk zhvillohen vetëm festiviteve, por edhe takime pune. Putin u takua me disa kryetarë shtetesh, në takime të veçanta. Me kancelaren gjermane Angela Merkel (CDU) kanë telefonuar shpesh, por tani u paraqit mundësia që të takohen për herë të parë së bashku pas krizës së Ukrainës. Kancelarja gjermane kërkoi nga presidenti rus Putin të bëjë gjithçka të mundur, për të stabilizuar situatën në Ukrainë. Merkel shprehu bindjen se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, të njohura ndërkombëtarisht, tani duhet të shfrytëzohet koha «për të arritur stabilizimin e gjendjes sidomos në Ukrainën Lindore", njoftoi sot qeveria gjermane pas takimit. Këshilltari i Putinit për politikën e jashtme Juri Ushakov i tha agjencisë së lajmeve Interfax se të dyja palët kanë kërkuar të gjejnë kompromise.

Në një shkrim për gazetën franceze «Ouest France» kancelarja shkruante: «Paqja dhe Liria mund të vihen shpejt në diskutim. Konflikti në Ukrainë na e tregoi këtë. Shqetësimi, se mund të krijohen hendeqe dhe ndarje të reja, është i madh.» Sipas sondazhit "Prirjet në Gjermani", të kanalit televiziv gjerman ARD, 89 për qind e gjermanëve janë të mendimit se shtetet perëndimore duhet të mbeten në dialog me Rusinë. Vetëm 9 përqind kanë shprehur bindjen, se Rusia duhet izoluar sa më shumë të jetë e mundur."

Mbasdite me ftesë të Hollande kryetarët e shteteve nga rreth 20 vende do të marrin pjesë së bashku në një ceremoni qëndrore Oistreham, me pjesëmarrjen edhe të presidentit amerikan Obama, shefit të Kremlinit Putin dhe kancelares Merkel.