1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Festë sportive pa diskriminim - Filloi në Köln edicioni i 8-të i Gay Games

Një festë sportive madhështore - Gay Games kanë përmasa olimpike. Ato lindën në fillim të viteve '80 si një alternativë e çliruar nga diskriminimi ndaj garave ekzistuese sportive.

Gay Games Köln

Gay Games Köln

Organizatorët e edicionit të 8-të ndërkombëtar të Gay Games në Köln çojnë përpara këtë idenë e garave sportive pa diskriminim. Ata shpresojnë zhvillimin e lojërave të hareshme dhe forcimin e vetëbesimit tek pjesëmarrësit.

Sport dhe zbavitje: që këto dy gjëra shkojmë më së miri së bashku lojërat sportive Gay Games e vërtetojnë që prej vitit 1982. Çdo katër vjet në një tjetër qytet, ndër të tjera në San Francisco, Nju Jork dhe Sydney dhe këtë vit në Köln. Këtu gjendet një nga klubet më të mëdha sportive në Evropë të gejve dhe lesbikeve, SC Janus. Ai është i madh sa duhet për të organizuar festën sportive, e madje me ndihmën e punës vullnetare, siç tregon zëdhënësi i stadiumit, Michael Klein. Të shtunën në mbrëmje (31.7.) ai drejtoi ceremoninë hapëse, ku mori pjesë këngëtarja amerikane Taylor Dayne. Ajo këndoi himnin e Gay-Games"Facing a Miracle". Që një mrekulli e vogël të bëhet realitet, një përjetim unik i përbashkët i rreth 10.000 pjesëmarrësve nga 70 vende: këtë urojnë organizatorët e Gay Games.

Qendra e biletave për Gay Games në Köln.

Qendra e biletave për Gay Games në Köln.

Edicioni i tetë i Gay Games zhvillohet nën patronazhin e ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle. Në fjalën e tij në hapje të lojërave, Westerwelle, i cili shoqërohej nga partneri i tij, sipërmarrësi nga Kölni Michael Mronz, theksoi: "Ne nuk kërkojmë privilegje, ne kërkojmë respekt".

Sipas modelit të lojërave olimpike atletët festuan me një shfaqje me ngjyra, spektatorëve iu ofrua një koreografi e harshme. Në fund u ndez flaka e Gay Games.

Taylor Dayne (USA) majtas, këndon këngë zyrtare të Gay Games në Köln, „Facing a Miracle“. Djathtas këngëtarja suedeze Agnes Carlsson.

Taylor Dayne (USA) majtas, këndon këngë zyrtare të "Gay Games" në Köln, „Facing a Miracle“. Djathtas këngëtarja suedeze Agnes Carlsson.

"Aktivitetet sportive të gejve dhe lesbikeve karakterizohen nga shumë pasion. Besoj se për gejtë dhe lesbiket kryesore është përjetimi në grup, sporti i shoqëruar nga zbavitja", thotë zëdhënësi i stadiumit Klein.

Garat zhvillohen një javë rresht në 35 disiplina. Në program janë futboll, mundje dhe volejboll por edhe bouling dhe lojë me letra, brixh. Kryesorja është që të gjithë të zbaviten. Për këtë organizatorëve iu duhet të marrin disa masa kujdesi, pasi ka shumë pjesëmarrës në vendet e të cilëve homoseksualiteti është ende i dënueshëm apo mund të çojë në reperezalje. Michael Lohaus, njëri nga presidentët e Gay Games, shpjegon:

"Një problem i madh janë për shembull pjesëtarët e forcave të armatosura amerikane. Ata kanë shumë frikë se mos u dalin emrat në ndonjë listë e cila mund të shfaqet në internet."

Për këtë arsye sportistët marrin pjesë në lojëra me emra të rremë, plotësisht anonimë, madje edhe në listat e fituesve. Veç kësaj ka rregulla strikte për fotografimin e tyre gjatë aktiviteteve sportive. Vetëm duke respektuar këto kushte, mund të ndihen mirë të gjithë pjesëmarrësit gjatë qëndrimit të tyre në Köln. Për të mundësuar një pjesëmarrje sa më të lartë, organizatorët e Gay Games kanë vendosur të mbështesin financiarisht 150 sportistë. Atyre u rimbursohet kostot e udhëtimit dhe taksa e regjistrimit.

Atleti Matthew Mitcham.

Matthew Mitcham, atleti, fitues në Lojërat Olimpike 2008 në hedhje nga trampolina, flet hapur për homoseksualitetin e tij.

Në fokus është Evropa Lindore. Lohaus shjegon: "Atje pjesëmarrësit në aktivitete të homoseksualëve shpesh sulmohen. Ky problem është para derës së shtëpisë sonë. Për këtë arsye ne përpiqemi t'u mundësojmë sportisteve dhe sportistëve nga këto vende pjesëmarrjen në Gay Games, për t'u dhënë vetëbesim. Në mënyrë që kur të kthehen në vendet e tyre të ngrenë atje struktura si klube sportive për homoseksualë, apo të angazhohen për përmirësimin në periudhë afatgjatë të klimës për gejtë dhe lesbiket."

Themeluesin e Gay Games kjo me siguri do ta gëzonte. Tom Waddell ishte një homoseksual i hapur amerikan, atlet i dhjetëgarëshit dhe pjesëmarrës në lojërat olimpike. Objektivi i tij: lojëra sportive të çliruara nga diskriminimi.

Autor: Frank Gerhardt / Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 01.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OZID
  • Data 01.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OZID