1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ferguson në Gjermani - Racizëm tek policia gjermane?

Wolfgang Dick27 Nëntor 2014

Protestat në Ferguson në SHBA vazhdojnë. Edhe policët gjermanë dyshohen në mënyrë të përsëritur për racizëm - kështu p.sh. në serinë e vrasjeve nga NSU.

https://p.dw.com/p/1DuJG
Fotografi: DW

Kur policia heton për keqbërës të dhunshëm, shpesh në mënyrë automatike në qendër janë persona me sfond migracioni rus. Kur është fjala për vjedhje policia kërkon shpesh "burra nga hapësira evropiano-lindore". Nëse hetimet kanë në qendër shkeljet me lejen e qendrimit, kërkohen thuajse vetëm njerëz "me lëkurë të errët". Në kontrollet e qarkullimit rrugor natën ndalohen rregullisht drejtues mjetesh që duken "nga jugu". Sjellje të tilla klishe kanë konstatuar tek vetvetja punonjës të policisë në një anketim për arsye studimi. Ata e argumentojnë këtë shpesh me trysninë e madhe për të marrë brenda një kohe të kufizuar vendime.

Që edhe në Gjermani ka modele veprimi si në Fergusonin amerikan, e tregoi ndër të tjera zbardhja e vonuar e serisë së vrasjeve të shoqatës terroriste të djathtë NSU. Për vite me radhë pjesëtarët e saj kishin kryer vrasje ku viktimat ishin kryesisht burra turq, shumë prej tyre sipërmarrës. Hetuesit e autoriteteve gjermane të sigurisë për një kohë të gjatë mendonin se vrasjet kishin lidhje me luftën mes bandave turke dhe dyshonin madje edhe të afërm të viktimave si autorë të vrasjeve. Shefi i deritanishëm i Zyrës Federale të Kriminalistikës Jörg Zierke pranoi shumë i habitur se "policia nuk e kishte marrë në asnjë mënyrë me mend" se prapa serisë së vrasjeve qendronin neonazistë të motivuar nga urrejtja ndaj të huajve.

Akuza pa bazë

"Në polici nuk ka racizëm", thotë kryetari i Sindikatës Gjermane të Policisë (DPolG) në intervistë me DW. Gabimet në hetime të rastin e vrasjeve të NSU-së burojnë nga mungesa e komunikimit të shumë autoriteve të sigurisë mes tyre, në gabime në kryerjen e profesionit dhe para së gjithash drejtimi i dhënë nga politika. Wendt flet më konkretisht: "Nga Flensburgu deri në Passau e gjithë elita politike për dekada me radhë ishte e mendimit se në Gjermani nuk kishte më ekstremizëm të djathtë. Që në atë drejtim nuk mund të ndodhte më asgjë!" Nëpunësit e rangjeve më të ulët e kanë të vështirë në një situatë të tillë t'i thonë kësaj elite politike: Zoti ministër, kemi një problem me këtë.

Rainer Wendt, Bundesvorsitzender der Deutschen Polizeigewerkschaft
Rainer WendtFotografi: picture-alliance/dpa

"Kjo nuk ka të bëjë as me të menduarit me klishe dhe as me tendenca raciste në polici", thotë Rainer Wendt, vetë polic prej shumë vitesh. Në të vërtetë policët i kushtojnë shumë rëndësi respektimit në mënyrë strikte të hierarkisë. Autoritetet e policisë sillen me shumë bindje ndaj ministrive. Por kjo ka si rezultat që bëhet gjithçka për të shmangur çdo dyshim për një sjellje armiqësore ndaj të huajve. P.sh. në landin e Rinit Verior Vestfalisë: në landin më të madh gjerman nuk ka asnjë statistikë publike për krimet që të dallojë mes autorëve gjermanë dhe të huaj të veprave penale. Një statistikë e tillë në landin e qeverisur nga një koalicion mes socialdemokratëve dhe të gjelbërve nuk është oportune në aspektin politik.

Paragjykimet

E megjithatë në polici duhet të ketë edhe paragjykime. Ky lloj të menduari duhej të trajtohej dhe brezit të ri të policëve t'u tërhiqej vëmendja ndaj grackave të veprimit si pasojë e të menduarit me klishe. Për këtë arsye Akademia e Policisë në Saksoninë e Poshtme kreu një projekt kërkimor, që mblodhi përvoja të policëve lidhur me temën e paragjykimeve. Titulli i studimit: "Kualifikimi ndërkulturor tek policia". Një studim i tillë nuk ishte kryer më që nga viti 1996, ndoshta edhe për shkak të pasojave.

Symbolbild Zug Bundespolizei Kontrolle
Fotografi: picture-alliance/dpa

Astrid Jacobsen drejtoi projektin aktual kërkimor të vitit 2013 si profesore në Akademinë e Policisë në Saksoninë e Poshtme dhe pranoi në një intervistë në shtyp përballë rezultateve të studimit se në kokat e policivë janë po ato klishe dhe paragjykime etnike që gjenden edhe në shoqërinë gjermane. Arsyeja është që pjesa më e madhe e policisë vjen nga shtresa e mesme në Gjermani. Në këtë grup të popullsisë paragjykimet janë mjaft të përhapura, pasi atje kufizimi dhe frika për humbje luajnë një rol të madh.

Pasoja të rënda shoqërore

Një nga shembujt e mbledhur në punën kërkimore tregon se çfarë vlerësimesh të gabuara fatale mund të rezultojnë nga paragjykimet etnike. Në Rheinland Pfalz policisë iu njoftua një vjedhje në një shtëpi. Policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi babain turk në shtëpi. U supozua se babai kishte ushtruar "dhunë në familje". Pra u gjykua sipas klishesë: burrë turk - keqbërës dhe jo viktimë.

Sondereinsätzkräfte der Polizei
Fotografi: picture-alliance/dpa/Karl-Josef Hildenbrand

Në vitin 2010 një studim i BE-së bazuar në dokumente të autoriteteve të sigurisë dëshmon se në kontrollet e pasaportave të kryera nga policia federale në kufij, stacione trenash dhe aeroporte, kontrollohen në radhë të parë persona me "pamje të huajsh". Një mënyrë e tillë të vepruari forcon në popullsi resentimentet ndaj grupeve të caktuara të popullsisë, është akuza e Amnesty International dhe Institutit për të Drejtat e Njeriut. Rainer Wendt, kryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane, e sheh akuzën se policia sillet me racizëm krejt të padrejtë. Policia federale ka si detyrim ndaj ligjvënësit të kontrollojë p.sh. migracionin e paligjshëm. Wendt pyet: "Përse duhet të kontrollojë një polic një gjyshe 80-vjeçare kur atje është një afrikan 20-vjeçar?" Policisë duhet t'i lejohet të përdorë "logjikën e shëndoshë" në kryerjen e shërbimit.

Migrantë në radhët e policisë

Policia përpiqet shumë që jo vetëm të përcjellë kompetenca ndërkulturore në radhët e saj por edhe t'i aktualizojë ato vazhdimisht, thotë kryetari federal i Shoqatës së Policisë Gjermane. Aftësitë gjuhësore dhe vetëdija kulturore e migrantë në shërbimin policor sipas vlerësimit të autoriteteve gjermane të sigurisë janë të paçmuara. "Ne e mbështesim këtë kurs!", bën të qartë Rainer Wendt.

Verstärkte Rekrutierung türkischstämmiger Polizisten in Berlin
Fotografi: PA/dpa

Akademia e Policisë në Saksoninë e Poshtme ka shënuar sukseset e para. Në 1 tetorr 2014 nisën atje studimet 670 police dhe policë të ardhshëm. 88 studentë (13,1%) janë me sfond migracioni. Megjithatë akademia në faqen e saj të internetit www.polizei-studium.de kërkon më tej.