1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ferexhja - traditë, modë, apo shprehje radikale fetare?

Çdo ditë e më shumë femra muslimane në Maqedoni mbulohen me ferexhe, apo mbulesa tradicionale islame. Disa prej tyre thonë se kjo nuk është e pazakontë, se vetëm ndjekin rregullat tradicionale të veshjes mes muslimanëve

default

Mësim i fesë islame në Tetovë

Në Maqedoni ka gjithnjë më shumë femra të reja, por edhe të rritura, të cilat veshin ferexhen, shallin, apo bartin simbole tjera fetare të muslimanëve. Por edhe kontrastet e tyre janë të pranishme në mjedisin bashkëkohor social në vend. Shqiptare të reja, turke dhe të veshura me modën më të fundit, qëndrojnë tö ulura në kafene deri në orat e vona.

Në njërin nga Universitetet e Tetovës gjithnjë e më shumë vërehen studente me shalle dhe mantele. Por simbolet fetare janë edhe më të pranishme, kur ato lëvizin nga kampusi i Universitetit të Shtulit në drejtim të qendrës së qytetit të Tetovës. Edhe në shkollën e mesme të mjeksisë në Shkup vërehen nxënëse, të cilat gjithnjë e më shumë veshin shallin dhe të veshura kështu ndjekin mësimet.

Paragjykime ka

"Në të gjitha studimet e mia, në Fakultetin e Drejtësisë unë kam bartur shallin dhe gjatë kësaj kohe nuk kam ndjerë ndonjë reagim nga kolegët, apo mësimdhënësit. Por në fakt ka shumë paragjykime për këtë simbol fetar në të gjithë Evropën," tha Mersiha Smailoviq.

Universität von Tetovo, Mazedonien

Universiteti i Tetovës

Ajo si apsolvente ka udhëhequr vazhdimisht fushatën, “gratë muslimane, në fotografi të pasaportave maqedonase të fotografohen me shall".

Tani si avokate, konsulente në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, e veshur në stilin tradicional të hixhapit, me mantel të gjatë dhe me shall të gjatë ngjyrë blu mbi kokë, ajo ka qëndrime të qarta fetare dhe sociale:

"Në kohën e krizës ekonomike dhe ngrohjes globale nuk ka kuptim që qeveritë evropiane të merren me të drejtën e veshjes së dikujt. Si një muslimane unë mendoj se kjo është e drejtë e imja personale dhe në qoftë se kjo e drejtë do të ndalohej, e njëjta do të apraqiste shkelje të të drejtave dhe lirive të njëriut, pasi veshja është një e drejtë personale e qytetarit. Shteti nuk është ai, që duhet ndërhyrë në liritë fetare dhe të drejtat e njerëzve. Shteti ekziston për t'i mbrojtur e jo pör t'i kufizuar ato. "

Islamin duhet ta aplikojmë për të qenë pjesë e proceseve sociale, thotë Mersiha Samiloviq, e cila nëpërmjet organizatës joqeveritare EDUNAS mbron të drejtat e gruas muslimane në shoqërinë maqedonase.

Në Maqedoni lirisht vishet shalli


Nurten Shahisaqipi, 50 vjeçare, nënë, me më shumë se dy dekada përvojë në rrëfim dhe në mësimin rreth Islamit dhe Muhamedit.

"Në Maqedoni lirshëm mund të vishet shalli në shkollë dhe në rrugë, kjo askujt nuk i pengon. Kështu shprehet zonja Shahisaqipi, e cila muslimaneve të reja ua mëson rregullat reliogjioze, mënyrën e jetesës si dhe historinë e fesë.

Universität Cyril and Methodious in Skopje, Mazedonien

Studentë në unversitetin e Shkupit

Ajo kujton se shamija e kokës është një traditë dhe shenjë dalluese e maqedoneve, që nga vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, kur komunistët u përpoqën të ndalojnë atë. "Dhe kjo mënyrë e veshjes ka disa rregulla të modës, duke zgjedhur materialet, ngjyrat, por ajo nuk duhet të dalë nga dogmat e Islamit. Mënyra e veshjes së myslimanëve është e përcaktuar, si për gratë, ashtu edhen për burrat, por çështja është se sa ato rregulla respektohen“, sqaron Nurten Shahisaqip.

Kushtetuta e Maqedonisë i respekton liritë e besimeve fetare, të të gjitha komuniteteve, të cilat janë regjistruar sipas rregullave ligjore. Në opinionin maqedonas nuk vërehet ndonjë frikë nga i ashtuquajturi fundamentalizëm islamik.

Autor: Aleksandar Çomovski / Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 22.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MZ1G
  • Data 22.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MZ1G