1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Femrat në Ballkan të diskriminuara

Kryeministri serb Ivica Daçiç pak kohë më parë u vu në një pozitë të vështirë, kur moderatorja e një emisioni televiziv e ulur përballë tij e provokoi, duke zbuluar pjesët e saj intime.

Daçiç ishte viktimë e një kamere të fshehtë, që nuk u transmetua në televizion, por videoja u shpërnda shumë shpejt në YouTube dhe mori mijëra klikime. Qeveria tha se janë “tallur” me Serbinë dhe u zotua se do të “ndëshkohen” ata, që janë pas saj.

Por feministët thone se janë të zemëruar nga trajtimi i femrës si objekt seksual në mediat e Serbisë, ndërkohë që mbyllin sytë ndaj dhunës dhe ngacmimeve ne jetën e përditshme. "Femrat janë të kufizuara vetëm tek trupi dhe pamja e tyre”, thotë Sanja Sarnavka, drejtuese e organizatës “Be Active, Be Emancipated (BaBe)” (Ji aktiv, Ji i emancipuar). Prej dy dekadash është një nga organizatat më të mëdha për mbrojtjen e të drejtave të femrave në Kroaci.

Barazia gjinore

Në të gjithë Ballkanin femrat janë të margjinalizuara në politikë dhe të diskriminuara nga punëdhënësit. Aktivistët thonë se shpesh ato janë edhe viktima të një kulture, që lejon dhunën në familje. “Seksizmi është shumë i përhapur në Bosnjë dhe Balkans”, thuhet në raportin e organizatës boshnjake “Cure” (Kura). Në Bosnjë femrat përbëjnë 52% të numrit të përgjithshëm të popullsisë, por ato zënë vetëm 17% në punët administrative.

Në Shqipëri u deshën shumë vite të miratohej ligji, që detyron subjektet politike, që 30% të kandidatëve për deputet të jenë femra. Ndërkohë që barazia gjinore varion në vende të ndryshme të Ballkanit, femrat kanë kohë që janë detyruar të pranojnë një rol jo aktiv. Daçiç të paktën u tregua me shumë edukatë, kur u përball me moderatoren e stuhishme, e cila në fakt është një ish-modele e Playboy, e punësuar nga një televizion kroat.

Politikanët dhe femrat

Në Rumaninë fqinje presidenti Traian Basescu është i njohur për tërheqjen e tij ndaj femrave. Gjatë një interviste televizive ai i tha gazetares: “Hej zogu, çfarë do të bësh sonte? Në gjuhën e rrugës në Rumani “zogu” nënkupton organin seksual femrëror. Edhe ministri i Ndërtimit të Serbisë, Velimir Iliç, ka vuajtur pasojat e një videoje, ku ai shfaqej duke abuzuar verbalisht me kërcënime seksuale sekretaren e një kundërshtari politik.

Feministët argumentojnë se sjellje të tilla të politikanëve i dërgojnë një mesazh meshkujve të tjerë se edhe ata duhet të sillen në të njëjtën mënyrë me femrat. Një gjë e tillë vërehet edhe në reklamat e ndryshme televizive, ku kompanitë shesin produktet të mbështjellja në trupat e bukur të femrave.