1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

FDP: një parti, dy shefa

Në fillim të vitit u duk se koha e Philipp Rösler-it si kryetar i partisë kishte marrë fund, por jo. Në zgjedhjet e parakohshme partiake, pritet që ai të mbetet shef. Ai që do t`i merrte postin do të drejtojë zgjedhjet.

default

Kongres i jashtëzakonshëm i FDP

Partia e Demokratëve te Lirë, FDP, luan shpesh në sistemin politik të Gjermanisë rolin e bërësit të shumicës. Kështu quhen partitë e vogla, pa të cilat partitë e mëdha nuk mund të qeverisin, sepse nuk marrin shmicën absolute. Që prej vitit 2009, kristiandemokratët e Angela Merkelit kanë nevojë për mbështetjen e FDP-së. Dhe meqenëse liberalët morën në zgjedhjet e kaluara 14,6 përqind të votave duke arritur rezultatin më të mirë që kanë pasur ndonjëherë, dolën pas zgjedhjeve shumë të sigurt në vetvete. Por ndjenja e të fortit fluturoi shpejt, ndërkohë është kthyer në frikë ekzistence.

Arsyet janë të shumëllojshme. Ulja e taksave e proklamuar me të madhe para zgjedhjeve, nuk u bë, Guido Westerwelle është në sytë e shumë gjermanëve një ministër i Jashtëm i dobët, dhe ministri i Zhvillimit, Dirk Niebel drejton një sektor të cilin FDP do që ta shpërbëjë. Pasojë e këtij imazhi mizerabël ishte humbja e zgjedhjeve në landin e Nodrajn Vestfalisë.

Mrekullia e Saksonisë së Poshtme

Kthesën e madhe liberalët shpresonin ta merrnin me Philipp Rösler, i cili u bë në maj të 2011 pasardhës i kryetarit disavjeçar të partisë, Guido Westerwelle. Por mizerja vazhdoi, mbajtësi i shpresave u kthye në barrë. Me programe të lëkundshme, i zbehtë dhe i ngurtë, Rößler, megjithëse me 40 vjeçët, në moshën e duhur për një politikan të lartë, e pa veten të plakej shpejt. Dhe meqenëse për FDP parashikohej në sondazhe humbjen e zgjedhjeve të landit në Saksoninë e Poshtme, fati i Rößlerit ishte vendosur. Ministri i Zhvillimit NIebel kërkoi disa herë zëvendësimin e tij.

B

Ministri i Zhvillimit Dirk Niebel dhe ai i Shëndetësisë, Daniel Bahr

Pastaj ndodhi ajo që kërkush nuk mendonte se ishte e mundur. Liberalët morën gati dhjetë përqind. Për shkak të rezultateve të këqija të CDU-së, ky rezultat nuk mjaftoi që koalicioni të vazhdonte qeverisjen, por i forcoi krahët shefit të FDP, Rößler, i cili vjen nga Saksonia e Poshtme. Kryetari i fraksionit parlamentar, Rainer Brüderle, duhet të bënte shpjegime. Pak para zgjedhjeve në Saksoninë e Poshtme, ai pati kërkuar që Kongresi i partisë i planifikuar për në muajin maj, të mbahej më përpara. Kjo bëhej me mendimin për të zëvendësuar Rößlerin, megjithëse Brüderle nuk pranoi të kishte vetë ambicie.

Drejtim i dyfishtë

Pas zgjedhjeve spektakolare të Saksonisë së Poshtme, rrëzimi i Rößlerit nuk mund të bëhej më. Prandaj, kundërshtarët ranë dakord për ndarjen e sektorëve të punës. Brüderle "duhet të jetë njeriu ynë që do dalë në krye për zgjedhjet parlamentare të 2013," shpjegoi Rößler. Kryetari i fraksionit parlamentar është fytyra e zgjedhjeve të 22 shtatorit. Ai vetë, tha Rösler, do të drejtojë si kryetar i partisë "gjithë ekipin, që është pjesë e një ekipi drejtues". Kushti ishte që në zgjedhjet e parakohshme, që mbahen në fundjavë në Berlin(09./10.03.2013) ai të zgjidhet sërish.

Dhe kështu edhe ndodhi. Rößleri u konfirmua në post edhe për një periudhë tjetër dyvjeçare. 85,7% e delegatëve, ose 574 nga 632 delegatët ia dhanë atij votën.

Autor: Marcel Fürstenau/ Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi