1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

FAZ: Udha e Kosovës dhe e Serbisë ka nisur

Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" vlerëson marrëshjen Kosovë-Serbi. Në analizën e botuar konkludohet se marrëveshja mundëson daljen nga qorrsokaku historiko-politik i së shkuarës.

default

Gazeta gjermane "Frankurter Allgemeine Zeitung" në një artikull të së martës me titull "Udha ka nisur" vëren se qeveritë e Serbisë dhe Kosovës kanë filluar të ecin në udhën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Një fakt, që është për t'u vlerësuar, thekson gazeta gjermane, sepse kjo do të bëjë që si shqiptarët e Kosovës ashtu edhe serbët të dalin nga qorrsokaku historiko-politik.

BE - kumbari i marrëveshjes

Është e qartë edhe pse në kuptim figurativ se kumbar i kësaj marrëveshjeje është Bashkimi Europian. Të dyja vendet kërkojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Pikërisht kjo perspektivë bëri që liderët e të dyja vendeve të jenë të gatshëm për kompromis, vëren "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Duke theksuar se tanimë mbetet që marrëveshja të bëhët realitet, gazeta gjermane përfundon me anomalinë që mbetet në Bashkimin Europian në rastin e Kosovës. Do të duhej të fillonin bisedimet e asociimit me Kosovën, një vend që nuk njihet nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian, përfundon gazeta gjermane duke kërkuar ndryshimin e këtij qëndrimi në BE.