1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

FAZ: Pse emigrojnë kaq shumë njerëz pikërisht nga Shqipëria?

Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermanisë, shkruan gazeta gjermane "Frankfurter Allgemine Zeitung" (FAZ) në numrin e së premtes (18.09) mbi arsyet e largimeve masive nga Shqipëria.

Në Gjermani vazhdojnë të vijnë më shumë refugjatë nga Ballkani Perëndimor se sa nga Siria, shkruan FAZ: "Fokusimi tek refugjatët nga Siria e ka shkëputur vëmendjen nga fakti, që në Gjermani vazhdojnë të vijnë migrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndonëse në gusht vala e të ardhurve nga Kosova ra, është rritur numri i të ardhurve nga Shqipëria në Gjermani. Krahasuar me korrikun rritja është mbi 9%. Kjo kuotë tregon se vala e të ardhurve nga Shqipëria është rritur po aq sa edhe e numri i atyre që vijnë nga Siria. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka numëruar në gusht 10100 kërkesa për azil nga Siria dhe

8200 nga Shqipëria - vlen të theksohet se Siria ka tetë herë më shumë banorë se Shqipëria. Në total më shumë se një e treta e azilkërkuesve vijnë nga Ballkani Perëndimor, pra nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Si në statistikën mujore, ashtu edhe në ecurinë përgjatë vitit Shqipëria qendron në vend të dytë pas Sirisë dhe Kosova ka dalë tani në vend të tretë. Numri i kërkresave për azil nga Shqipëria në përiudhën janar - gusht krahasuar me një vit më parë është shtatëfishuar. Përse pikërisht nga Shqipëria laroghen kaq shumë njerëz? Shkak për rritjen e papritur janë bërë fjalët e përhapura dhe lajmet e keqkuptuara, se Gjermania ka nevojë urgjente për forca pune."...Por, sipas FAZ arsye janë edhe varfëria, "papunësia prej 80%, që ndër të rinjtë është potuhuajse dyfish më e lartë. Kësaj i shtohetn edhe kriza në Greqi. Qindra mijëra shqiptarë, që kanë punuar atje si dhe në Itali janë kthyer në atdhe sapo kanë humbur vendet e punës. Në 2015 janë kthyer në Shqipëri 180000 vetë, disa prej tyre menjehërë janë nisur drejt Gjermanisë. Ky zhvillim pasqyrohet edhe në uljen e remitancave, që përbëjnë gati një të dhjetën e rendimentit ekonomik: në 2007 shqiptarët jashtë vendit kanë transferuar në atdhe 950 milionë Euro, ndërsa në 2014 vetëm 590 milionë." ... Në qytete varfëria nuk duket shumë, por ajo është e prekshme veçanërisht në periferitë jashtë kryeqytetit. Shumë më keq është gjendja më në thellësi të vendit..."Arsye e largimeve masive është edhe zhgënjimi nga qeveria socialiste: 'pritjet ishin të mëdha, por me kthjellimin tani shumë vetë largohen' ...pra mund të bëhet fjalë për 'refugjatë ekonomikë të motivuar politikisht", shprehen ekspertë të intervistuar nga "Frankfurter Allgemeine Zeitung".