1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

FAZ për dialogun Beograd - Prishtinë: "Një hendek i ngushtë, por i thellë"

"Një hendek i ngushtë, por i thellë", e titullon Michael Martens, artikullin e botuar në numrin e së hënës (08.04.2013) të gazetës gjermane "Frankfurt Allgemeine Zeitung".

default

Autori citon me këtë titull, të ngarkuarën e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Catherinë Ashton, e cila duhet t'i ketë quajtur si të tilla diferencat mes Beogradit dhe Prishtinës, pas 12 orësh bisedimesh midis kryeministrit serb Ivica Daçiq dhe kryeminstrit të Kosovës, Thashim Thaçi.Por, Ashton ka shtuar se ky ka qenë takimi i fundit serbo-shqiptar i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në fundjavë dukej se Beogradi ishte duke përgatitur popullsinë e vet për dështimin e bisedimeve, kur kryeministri Daçiq pati thënë se pranimi i kushteve të Brukselit do të ishte "kapitullim". Edhe presidenti Tomislav Nikolic tregoi qëndrimin e tij mohues: "Ajo që ofron Brukseli nuk ishte ofertë, por ultimatum", tha Nikoliç para gazetarëve në Beograd. Planet e BE-së duhet të përmirësohen...

Për çfarë bëhet fjalë në bisedime dhe për çfarë spekullojnë mediat serbe dhe kosovare mbi temat e diskutueshme, ishte temë e "Bisedimeve ballkanike" në Akademinë Evangjeliste të Tutzing-ut, ku fondacioni gjerman Friedrich Ebert fton një herë në vit politikanët dhe diplomatët nga Evropa Juglindore. Sivjet u bë e qartë se optimizmi i përhapur në fillim të procesit të dialogut, ishte ca si shumë i madh....

Bisedimet rëndohen edhe më shumë kur mendon se Thaçi dhe Daçiq e kanë të vështirë të venë në jetë në vendet e tyre një kompromis që mund të arrijnë vetë. Të dy palët kujdesen për një zgjidhje të qëndrueshme dhe që t'u ruajë fytyrën. Thaçi është shumë i rënduar në politikën e brendshme. Ai ka pas qafe udhëheqësin e opozitës Albin Kurti dhe lëvizjen e tij "Vetëvendosje", e cila gëzon aktualisht 20 përqind të votave në Kosovë dhe është duke u forcuar vazhdimisht. Arsyeja e vetme që kufizon rritjen edhe më të madhe të popullaritetit për Kurtin është refuzimi që i bëjnë "Vetëvendosjes", Shtetet e Bashkuara. Kurti nuk pritet nga Uashingtoni dhe shmanget nga diplomatët amerikanë në Prishtinë. Arsyeja e vetme e refuzimit amerikan thotë Martens, është se Kurti flet hapur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Sa më shumë që zgjat izolimi i Kosovës, aq më interesante duket kjo zgjidhje për shumë shqiptarë të Kosovës. Nëse dera e BE-së mbetet e mbyllur, atëherë një pasaportë shqiptare mund të kthehet për shumë shqiptarë të Kosovës në portën drejt botës.", nënvizon "Frankfurter Allgemeine Zeitung".