1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zbulohen shkelje procedurash me transplatet e organeve në Gjermani

dpa, afp, dapd2 Janar 2013

Skandalet rreth transplatimit dhe dhurimit të organeve e kanë dëmtuar shumë gatishmërinë për dhurimin e organeve. Pa u kthyer ende qetësia, zbulohet një rast i ri manipulimi, kësaj here në Lajpcig.

https://p.dw.com/p/17CJv
Nordrhein-Westfalen/ ARCHIV: Ein Aufkleber mit der Aufschrift "Human Organ - For Transplant" klebt in Essen auf einer Kuehlbox fuer Organtransporte (Foto vom 19.01.10). Der Bundestag will am Freitag (25.05.12) ueber einen fraktionsuebergreifenden Gesetzentwurf zur Neuregelung der Organspende abstimmen. Demnach sollen kuenftig alle Buerger ueber 16 Jahren regelmaessig zu ihrer Spende-Bereitschaft befragt werden. Bislang muessen die Deutschen selbst aktiv werden, um sich einen Organspendeausweis zu besorgen. Zudem soll das Bundestagsplenum eine von der Regierung eingebrachte Gesetzesaenderung zu Qualitaets- und Sicherheitsstandards bei Transplantationen beschliessen. (zu dapd-Text) Foto: Lennart Preiss/ddp
Deutschland Bundestag entscheidet über OrganspendeFotografi: dapd

Pas parregullsive të zbuluara në dhurimin e organeve në shumë spitale gjermane janë zbuluar tani manipulime në Klinikën Universitare të Lajpcigut. Për shkak të falsifikimit të të dhënave të kanditatëve për transplantimin e mëlçisë, janë shkarkuar nga detyra drejtori i Qendrës së Transplantimit si dhe dy kryemjekë, bëri të ditur Klinika.

Favorizime të palejueshme

Tek pacientët që kanë qenë në pritje për transplantim mëlçishë janë falsifikuar të dhënat në mënyrë që ata të zhvendosen në krye të listës së pritjes nga Eurotransplanti, tha për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, Kryetari mjekësor i Klinikën Universitare të Lajpcigut, Wolfgang Fleig. Në dokumentat e tyre pacientët janë paraqitur më të sëmurë nga sa kanë qenë në të vërtetë. Gati 40 pesona janë paraqitur tek Eurotranslanti si pacientë dialize, në mënyrë që të rriten shanset që ata të marrin një organ të dhuruar.

Fleig shpjegoi më tej se nëse një pacient me sëmundje të përparuar të mëlçisë duhet t`i nënshtrohet vazhdimisht shpëlarjes së gjakut për shkak të dëmtimit të funksionit të veshkave, atëherë kjo shihet si një arsye më shumë për emergjencën e transplantimit të mëlçisë. Nuk dihet nëse mjekët janë shpërblyer për falsifikimin e të dhënave të të sëmurëve.

Arm with intravenous tubes, over medical equipment, partial graphic
Aparat dializeFotografi: AP

Kontrollet treguan rezultatet e para

Parregullsitë në Lajpcig dolën në pah nga hetimet e bëra nga Komisionet e provimit dhe kontrollit të Dhomës së Mjekëve dhe Shoqërisë së Spitaleve gjermane. Incidentet duhet të hetohen më saktësisht nga një kontroll më i detajuar, thuhet në një deklaratë shtypi të dy komisioneve. Ato janë duke hetuar që prej shtatorit 2012 për shkelje të rregullave dhe parregullsi. Në Klinikën Universitare të Lajpcigut është duke u marrë edhe një revizion i brendshëm me listat e pacientëve të Qendrës së Transplantimit.

Manipulime në shpërndarjen e organeve u zbuluan fillimisht në verë të vitit 2012 në Klinikën Universitare të Gëtingenit, më vonë u zbuluan raste edhe në Regensburg dhe Mynih. Reaksionet e publikut ishin të menjëhershme, gatishmëria për dhurimin e organeve ra menjëherë.

Fondacioni Eurotransplant është një organizatë shërbimi, përgjegjëse për shpërndarjen e organeve të dhuruara sipas kritereve mjekësore dhe etike në shtatë vende evropiane. Krah Gjermanisë anëtarë janë edhe Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda si dhe Kroacia dhe Sllovenia. Në këto vende jetojnë 125 milionë njerëz. Eurotransplant punon ngushtë me organizatat e dhurimit të organeve, qendrat e transplantimit, laboratorët dhe spitalet. Eurotransplant kërkon që ndarja e organeve duhet të bëhet vetëm sipas kritereve mjekësore dhe etike.