1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Fauxpas" në çështjen e Ukrainës

Një diplomate e lartë e SHBA arrin t'i marrë presidentit ukrainas një lëshim ndoshta vendimtar në krizën shtetërore në Ukrainë. Por më pas e dërguara gabon në ton dhe kjo ka pasoja.

Në Ukrainën e përfshirë nga kriza shtetërore Presidenti Viktor Janukoviç ka lënë të kuptohet se është gati për lëshime të tjera ndaj kundërshtarëve të tij. Kryetari i shtetit është "përkrahës" i një ndryshimi të shpejtë të Kushtetutës, u bë e ditur nga zyra e Presidentit në Kiev, pas një takimi të Janukoviçit me zv/ministren e Jashtme të SHBA, Victoria Nuland.

Presidenti Ukrainës Viktor Janukoviç pret diplomaten amerikane Victoria Nuland në Kiev.

Presidenti Ukrainës Viktor Janukoviç pret diplomaten amerikane Victoria Nuland në Kiev.

Një rikthim në kushtetutën e vitit 2014, e cila i jepte Parlamentit dhe Qeverisë shumë më tepër pushtet, është një kërkesë kryesore e opozitës ukrainase. Politikani opozitar ukrainas Arseni Jazenjuk tha se fjala është për të eliminuar "pushtetin e gjerë diktatorial" të Presidentit prorus Janukoviç. Partia e Jazenjuk do të paraqesë një projektligj për një ndryshim të Kushtetutës.

"Fuck the EU"

Ndërkohë Moska ka ashpërsuar tonet në konfliktin ukrainas. Një këshilltar i rangut të lartë i Presidentit rus Putin i bëri thirrje udhëheqjes në Kiev ta shtypë protestën e opozitës. Në një situatë ku autoritetet mund ta shohin veten përballë një përpjekje për puç, nuk do t'u mbetej mundësi tjetër, tha i ngarkuari i Putinit për Ukrainën Sergej Glasjev për gazetën ukrainase "Kommersant-Ukraine". Veç kësaj ai e akuzoi SHBA se po armatos opozitarët ukrainas.

Ambasada e SHBA në Ukrainë nuk u prononcua në lidhje me këto deklarata. Gjithsesi DASH ka të tjera shqetësime për momentin: diplomatja e lartë amerikane Victoria Nuland duket se është shprehur me përçmim për Bashkimin Evropian në një telefonatë me ambasadorin e SHBA në Ukrainë. Një regjistrim i bisedës telefonike në fjalë qarkullon në internet. "Unë nuk them se nuk është autentik. Mendoj se duhet lënë me kaq", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme amerikane Jen Psaki për gazetarët. Nuland ka kërkuan ndërkohë falje pranë partnerëve në BE për fjalët e saj.

Në bisedë Nuland përshëndeste faktin që edhe Kombet e Bashkuara janë angazhuar në zgjidhjen e krizës së Ukrainës. "Kjo do të ishte e shkëlqyeshme." OKB "mund të ndihmojë për një zgjidhje përfundimtare". Më pas fjalët përçmuese në drejtim të Evropës: "Fuck the EU." Në të njëjtën kohë Nuland kritikoi edhe rolin e politikanit opozitar ukrainas Kliçko. "Nuk besoj se Kliçko duhet të jetë në qeveri. Mendoj se kjo nuk është e nevojshme. Nuk besoj se është ide e mirë."

Për Ministrinë e Jashtme të SHBA është krejt e qartë se kush e ka bërë publike telefonatën, e cila është zhvilluar ditë më parë: "Ky është një tjetër nivel i ulët i taktikës ruse të spiunazhit".