1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Fatmire Bajramaj ndërron triko

Figura e kryesore e Trubine Potsdam, futbollistja kosovare Fatmire Bajramaj, ndërron ekip duke kaluar tek skuadra rivale e Frankfurtit.

default

Fatmire Bajramaj

Ajo shihet "si glamour girl" e futbollit gjerman për femra. Fatmire Bajramaj, 23 vjeçare, ishte promotorja e skuadrës së Turbine Potsdamit. Tanimë ajo ndërron triko. Ndeshja e së enjtes me Olimpikun e Lionit me trikonë e Turbinës ishte e fundit për futbollisten Bajramaj. Pra figura e kryesore e Potsdamit, futbollistja kosovare Fatmire Bajramaj, ndërron ekip duke kaluar tek skuadra rivale e Frankfurtit.

Nga ndeshja Turbine Potsdam kundër Olimpikut të Lionit

Nga ndeshja Turbine Potsdam kundër Olimpikut të Lionit

Largimi i Bajramajt nuk është e vetmja humbje për Potsdamin

Por Potsadami nuk përballet vetëm me këtë humbje. Femrat futbolliste të Turbina Potdam humbën shansin e mbrojtjes së titullit në Ligën e Kampionëve. Kampionja gjermane Turbine Potsam duhet të pranonte të enjten edhe humbjen 0:2 në një përballje me finalisten e vitit të shkuar Olimpikun e Lionit. Para një viti u zhvillua për herë të parë Liga e Kampionëve në futboll për femra. Asokohe Turbina e Potsdamit kishte fituar kundër femrave të Lionit me një penallti.

Pikëllim për largimin e Bajramajt

Bajramaj në formë të mirë

Bajramaj në formë të mirë

Largimi i Fatmire Bajramajt nga Potsdami nuk është pritur mirë nga trajneri Bernd Schrëder. Në intervistë me gazetën "Suddeutsche Zeitung" ai tha se Bajramaj nuk vendos vetë. "Ajo ka gati një vit që po sillet sa andej këtej, pa ditur ç'të bëjë me këshillat e agjentëve. Por as kjo nuk do të ishte ndonjë problem, po qe se ajo në të gjitha ndeshjet do të kishte realizuar atë, që pritej prej saj."

Vetë Bajramaj shprehet optimiste dhe në formë të mirë. "Nuk jam gëzuar kurrë për diçka më parë në karrierën time, si po gëzohem për këtë tani", i tha ajo gazetës "Kicker", duke pasur parasysh kampionatin botëror për femra. Fatmire Bajramaj është edhe figura kryesore e Kampionatit Botëror, që zhvillohet në Gjermani nga data 26 qershor deri në 17 korrik.

Autor: AG/Arapi

Redaktoi: A Verbica