1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

„Fat i madh“ - 20 vjet pakt gjermano- polak për kufirin

Kufiri lindor i Gjermanisë dhe perëndimor i Polonisë, është diskutuar shumë për 45 vjetë. Vetëm me nënshkrimin e paktit të kufirit gjermano-polak, konflikti mundi të mënjanohet me mirëkuptimin e të dy palëve.

Pakti u nënshkrua më 14 nëntor 1990 në Varshavë nga ministri i Jashtme gjerman Hans-Dietrich Genscher dhe kolegu i tij polak, Krystof Skubiszewski.

Pakti u nënshkrua më 14 nëntor 1990 në Varshavë nga ministri i Jashtme gjerman Hans-Dietrich Genscher dhe kolegu i tij polak, Krystof Skubiszewski.

Dy ministrat e jashtëm e festuan jubileun para një jave e gjysmë. Krah për krah, Guido Westerwelle dhe Radoslaw Sikorski kaluan mbi urën që lidh Slubicen polake me Franfkurtin mbi Oder. Ura është një urë që mban, theksoi ministri Westerwelle, i cili kujtoi në takimin e kolegun e tij historinë me shumë ulje-ngritje të të dy vendeve fqinje. „Kur mendon se jo shumë kohë larg, jo shumë më larg sesa mosha e një njeriu, këtu binin bombat, luftohej, vritej, atëherë mund të thuash se është fat i madh që popujt tanë kanë miqësi të madhe."

Themelet për këtë miqësi i hodhi Willy Brandt me përuljen e tij legjendare dhe nënshkrimin e Marrëveshjes të parë të Varshavës, më dhjetor 1970. Republika Federale Gjermane konfirmoi në të vijën Oder-Neisse, si kufirin perëndimor të Polonisë. 20 vjet më vonë, Hans Dietrich Genscher vuri firmën mbi paktin kufitar gjermano-polak, pakt në të cilin garantohej paprekshmëria e kufijve edhe nga Gjermania e bashkuar. „Kjo çështje kufiri është keqpërdorur shumë shpesh për të zgjuar shpresa ose pretendime se partitë demokratike të Republikës Federale kanë hequr dorë nga lindja. Por loja me lindjen ishte bërë nga Hitleri. Prandaj ishte e rëndësishme që të vendosej një kurs vendimtar me paktin e kufirit gjermano-polak në vitin 1990.“

Podium diskutimi në Universitetin Viadrina

Podium diskutimi në Universitetin Viadrina

Në vitin midis Rënies së Murit të Berlinit dhe ribashkimit përfundimtar, çështja e kufijve i pati rënduar shumë marrëdhëniet e Gjermanisë me Poloninë. Kancelari gjerman Helmut Kohl, u përpoq shumë për të dhënë kursin e duhur në temën e kufirit. Polonia e sapoçliruar nga komunizmi, ishte skeptike ndaj qeverisë së Bonit. Kërkush nuk e dinte, thotë juristi i të drejtës ndërkombëtare, çfarë planesh kishte kancelari Kohl. „Në këtë kohë ekzisonte një problem me konfirmimin e kufirit, sepse kancelari Kohl nuk donte ta konfirmonte atë, para ribashkimit gjerman. Sepse Kohl mendonte se nuk mund të merrte vendime, pa katër fuqitë aleate."

Një pohim, një premtim për kufijtë mbase do t`i kishte mjaftuar Polonisë, edhe nëse kjo nuk do të kishte qenë pika vendimtare. Pas ribashkimit të Gjermanisë kaluan edhe gjashtë javë deri në nënshkrimin e paktit nga Genscher dhe ministri polak i Jashtëm, Skubiszewski.

Ministri gjerman Westerwelle flet para studentëve në Universitetin Viadrina

Ministri gjerman Westerwelle flet para studentëve në Universitetin Viadrina

Çështje delikate si për shembull për statusin e pakicave ose pretendimet e mundshme të pronave dhe pasurive, u lanë mënjanë dhe u përfshinë gjashtë muaj më vonë në të ashtuquajturin Pakt Fqinjësie.

„Konfirmimi i kufirit ishte i rëndësishëm, sepse në çështjen e pasurive ne kishim pikëpamje te ndryshme, por edhe kjo nuk përbën më problem. Kjo do të thotë se pretendimet gjermane të pronarëve privatë, nuk përbëjnë më çështje juridike. Ato mund të trajtohen politikisht, por nga pikëpamja juridike nuk mund të trajtohen më."

Autor: Ludger Kazmierczak/ Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 14.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q8Bg
  • Data 14.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q8Bg