1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fantazma "qeveri ekonomike" - BE mbetet të vendosë midis partnerëve me pikëpamje të ndryshme

Presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së kanë rënë na parim dakord për politikën e ardhshme ekonomike. Në këtë moment nuk mund të pritet më shumë drejt krijimit të një "qeverie ekonomike".

default

Një nga fjalët më të përdorura në këtë samit të BE-së ishte "qeveria ekonomike". Edhe samiti i fundit mes Gjermanisë dhe Francës, i cili për shkak të mospajtimeve u shty një herë, u zhvillua vetëm me këtë temë. Që para takimit, midis kancelares Merkel dhe presidentit Sarkozy, ka pasur një mosmarrëveshje serioze. Kancelarja Merkel në fund ia doli të realizojë idenë e saj në takimin me Sarkozyn për çështjen e qeverisë ekonomike, siç padisin gazetat franceze kohët e fundit. Ideja për një qeveri ekonomike evropiane ka shqetësuar opinionin kohët e fundit, por çfarë është ajo në fakt?

Çfarë është qeveria ekonomike?

Problemi është që këtë ose nuk e di askush, ose të gjithë kanë përfytyrime të ndryshme për një gjë të tillë. Fjala është për një lloj mundësie për harmonizimin e politikës ekonomike. Një monedhë e përbashkët me rregulla të ndryshme ekonomike dhe financiare në shtetet anëtare nuk mund të funksionojë, thuhet në marrëveshjet e fundit. Por përgjigje më konkrete nuk ka.

Kush e drejton qeverinë ekonomike?

Presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare të zonës së euros apo të gjithë? Merkel ishte për idenë që të gjithë 27 vendet të marrin pjesë dhe të mos përjashtohet asnjë. Sarkozy donte që rrethi të kufizohej vetëm me 16 vendet e zonës së euros. Nuk fund fitoi ideja e Merkelit. Ndërkohë që presidenti i Komisionit Evropian Barroso deklaroi së fundi para Parlamentit Evropian se "Komisioni është qeveri ekonomike". Ai shtoi se kjo është e mundur vetëm në bashkëpunim me Këshillin, por shtrohet pyetja: pse duhet krijuar një qeveri ekonomike në qoftë se ajo ekziston?

Pse duhet krijuar qeveria ekonomike?

Mosmarrëveshjet rreth kësaj pyetje janë të mëdha. Edhe më e vështirë do të jetë çështja se sa mund të shtrihen kompetencat e një institucioni të këtillë të përbashkët. Askush nuk e beson një centralizim të vërtetë të politikës ekonomike. Vetë mendimet për shembull që të futet një politikë e përbashkët tatimesh në zonën e euros janë iluzore, ndërkohë që në Londër një propozim i tillë ndoshta do të përcillej me gjendje shokuese.

Ajo që mbetet është dëshira për harmonizim më të mirë të qëndrimeve. Po a thua kjo tani nuk ekziston? Është befasuese se çfarë interesi të madh ka zgjuar vet fjala qeveri ekonomike. Në fakt të gjitha mund të mbesin siç janë. Para derës së ndonjë takimi mund të varësh një tabelë "qeveria ekonomike" dhe të gjithë janë të kënaqur.

Autor: Christoph Hasselbach

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NuwZ
  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NuwZ