1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fantazma e Heilbronnit - E vërtetë apo fiksim?

Gati dy vjet rresht policia në Gjermani ka kërkuar një vrasëse "fantazëm". "Gruaja pa fytyrë" cilësohej si një nga kriminelet më të kërkuara të Gjermanisë. Por fantazma e Heilbronn-it, ndoshta nuk ekziston fare.

Gati dy vjet rresht policia në Gjermani ka kërkuar një vrasëse fantazëm. Dëshmi të reja thonë se mbase ajo nuk ka ekzistuar kurrë.

Gati dy vjet rresht policia në Gjermani ka kërkuar një vrasëse "fantazëm". Dëshmi të reja thonë se mbase ajo nuk ka ekzistuar kurrë.

Gjurmët e ADN-së të gjetura në rreth 40 skena krimi, mesa duket, gjendeshin që më parë në shkopinjtë me pambuk, me të cilat u sigurua materiali i gjetur në vendngjarje. Punonjëset e paketimit në një firmë pajisjesh mjekësore duhet të japin tani prova pështyme.

A mos vallë komisioni i posaçëm për sqarimin e vrasjes së një policeje nga Heilbronn-i, e ka ndërtuar punën e tij mbi një gabim teknik të kriminalistikës? Kjo është pyetja, që ngrenë tani vazhdimisht hetuesit, konfirmon shefi i prokurorisë së Heilbronn-it, Volker Link: "Pyetja është nëse gjurma e ADN-së të së ashtuquajturës "grua e panjohur", të cilën e kërkojmë si fantazëm prej gati dy vjetësh ka qenë e ndotur dhe ndoshta kjo fantazëm nuk ekziston aspak."

Në Heilbronn vritet një polic, 27 prill 2007

Në Heilbronn vritet një polic, 27 prill 2007

Dyshimet lindër ndër të tjera gjatë sqarimit të indentitetit të një kufome të djegur në landin e Sarës. Atëherë rezultoi se i vdekuri ishte një azilkërkues, i zhdukur qysh në vitin 2002. Për personin ekzistonin gjurmët e gishtërinjve dhe në dokumentat e tij papritur, u gjet javën e shkuar gjurma e ADN-së së fantazmës.

Por kjo nuk ishte e mundur, tha një zëdhënës i Prokurorisë në Saarbrücken. E me sa duket e njëjta gjë vlen edhe për rreth 40 skenat e krimeve në Baden-Würtemberg, Rheinland-Pfalz, landin e Sarës apo Austri, ku është gjetur gjurma e ADN-së në fjalë, thotë Volker Link: "Kohët e fundit kanë rezultuar përputhje ADN-je, që nga pikëpamja e kriminalistikës nuk mund t'i përkisnin çështjeve në fjalë."

Shkop me pambuk.

Gjurmët e ADN-së të gjetura në rreth 40 skena krimi mbase gjendeshin që më parë në shkopinjtë me pambuk.

Por, si ka ndodhur ndotja tek shkopinjtë e pambukut, të cilat punonjësit e kriminalistikës sapo i kishin nxjerrë nga konfeksioni i ri ndërkohë, që mbanin doreza plastike njëpërdorimshe apo mjete të tjera? Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje po punohet me intensitet qysh muajin e kaluar: "U kontrolluan disa mijëra shkopinj pambuku ende të papërdorur. Por nuk ka asnjë dëshmi se në to kishte papastërti."

Edhe njoftimet, sipas të cilave shkopinjtë ishin ndotur nga pështyma apo grimca lëkure të një paketueseje të firmës, që prodhon shkopinjtë e pambukut, nuk janë konfirmuar nga prokuroria. Tani hetuesit shpresojnë që dyshimi i tyre për një gabim teknik të kriminalistikës të mos rritet. Sipas kryeprokurorit kjo do të thoshte: "Që të jenë të prekur të gjitha rastet ku është gjetur gjurma e ADN-së."

Në rastin më të keq kjo do të thonte se komisioni i posaçëm, ka ndjekur dy vjet më radhë një fantazëm, pra një fantazi të bazuar në një gabim teknik të kriminalistikës.

Autor: Wolfgang Köhler / Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 27.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HKif
  • Data 27.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HKif