1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fantazma e "Brexit" vërtitet nëpër Europë

Hapa përpara, por ende jo në finish: Kryeministrit britanik, David Cameron i duken të pamjaftueshme propozimet e BE-së për kërkesat britanike. Ai do reformimin e unionit në këmbim të Britanisë së Madhe në BE.

Deutschland CSU Klausurtagung Cameron Statement

Kryeministri britanik, Davis Cameron

Në debatin e Bashkimit Europian me Britaninë e Madhe për reformat në union është shënuar progres, por ende nuk është arritur pika e kthesës. Kryeministri britanik, David Cameron u takua të premten (29.01) në Bruksel me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e më vonë edhe me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz për të biseduar mbi propozimet e KE-së për reformat e kërkuara nga Cameron. Schulz u tregua "optimist" se mund të arrihet një ujdi deri në shkurt. Por ai paralajmëroi se "djalli fshihet në detaj."

Pas takimit Cameron i cilësoi propozimet e deritanishme "si të pamjaftueshme", por vlerësoi se po bëhen hapa përpara. Për Sky News ai u shpreh se "kemi bërë përparime." Një propozim e kemi në tavolinë, por "ai nuk është aq i mirë sa duhet", dhe ende "ka tepër punë për të bërë", ka theksuar Cameron. Para udhëtimit në Bruksel, Cameron u shpreh për BBC se ai është "i inkurajuar" që në BE po zhvillohen ide. "Por nuk kemi arritur qëllimin që duam".

David Cameron und Jean-Claude Juncker

Toke se je yni - pjesë BE-së - Askush në Bashkimin Europian nuk e do largimin e Britanisë së Madhe

"Mekanizëm frenues" për ndihmat sociale ndaj migrantëve brenda BE

Kryeministri konservator britanik do të kërkojë një referendum në Britaninë e Madhe deri në vitin 2017 mbi qëndrimin e vendit në BE ose daljen nga unioni, që ndërkohë njihet me emrin "Brexit". Por më parë ai kërkon të reformojë BE-në si edhe të modifikojë marrëdhënien e Britanisë së Madhe me BE në disa fusha. Vetëm në rast të plotësimit të kërkesave britanike, ka bërë të ditur Cameron, ai do të mund të angazhohet tërësisht për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE. Një zëdhënës i kryeministrit britanik është shprehur se qeveria dëshiron një ujdi deri në shkurt, por më e rëndësishme është "ujdia më e mirë e mundshme".

Përgjigja e kryetarit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk për kërkesat e reformimit nga Cameron pritet në fillimin e javës së ardhshme. Këtu bën pjesë ndër të tjera edhe çështja e ndihmave sociale për qytetarët europianë dhe rregullimi i marrëdhënies së vendeve të eurozonës me vendet jashtë euros. Sipas qarqeve diplomatike duket se po diskutohet për "një mekanizëm frenues" që jo vetë Britanisë së Madhe, por edhe vendeve të tjera do t'u mundësojë kufizimin e ndihmave sociale për migrantët brenda BE-së. Kjo do të hynte në fuqi, po qe se provohet se sistemi social është tërësisht i rënduar. Por reformimi që kërkon Cameron nuk gjen miratimin e të gjitha vendeve anëtare në BE. Kështu qeveria polake ka bërë të ditur se nuk do të pranojë "diskriminimin" e qytetarëve të saj.

Sipas Cameronit parlamentet kombëtare duhet të marrin më shumë kompetenca. Kryeministri britanik udhëtoi në Bruksel për të diskutuar për mundësitë e zgjidhjeve me Brukselin, para samitit pas tre javësh. Krerët e qeverive dhe shteteve të BE-së duan të gjejnë një ujdi me britanikët deri në mesin e shkurtit, kur zhvillohet samiti i nivelit të lartë të BE. Sipas sondazheve të fundit, britanikët do të votonin për daljen e vendit nga Britania e Madhe, por pak mbi 50%.