1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

171108 General Motors Autoindustrie

Carsten Schmiester17 Nëntor 2008

Koncerni mëmë General Motors lufton në Amerikë për kredi miliardëshe, të cilat i nevojiten urgjentisht. Por edhe ndërtuesi gjerman i automobilëve Opel është i prekur.

https://p.dw.com/p/FwbA
GM në krizëFotografi: AP

Koncerni mëmë General Motors gati në mbytje. Atij i duhen kredi miliardëshe, madje urgjentisht. Demokratët dorëzojnë të hënën në kongresin amerikan një projektligj, më qëllim që ndërtuesit e automobilëve të përfitojnë nga paketa 700 miliardëshe e ndihmave për sektorin financiar. Republikanët dhe presidenti Xhorxh Bush (George W. Bush) janë deri tani kundër.

Pas kërkesës së ndërtuesit gjerman të automobilëve Opel për subvencione miliardëshe nga shteti nis sot (17.11.) takimi i krizës në Berlin. Kancelarja Angela Merkel (CDU) bisedon pasdite me kryesinë e Opel-it. Përveç kësaj ministri i jashtëm dhe kandidati për kancelar i partisë socialdemokrate (SPD) Frank Valter Stajnmajer (Frank Walter Steinmeier) ka ftuar këshillat profesionalë të koncerneve të automobilëve. Opel dhe rreth 26.000 punonjësit e tij rrezikohen, të rrënohen nga koncerni mëmë General Motors në SHBA.

Opel Krise Rote Ampel Bochum
Kriza e General Motors prek edhe Opelin gjermanFotografi: picture-alliance/ dpa

Në detaje federata dhe të katër landet gjermane, ku ndodhen fabrika të Opelit, do të diskutojnë të martën për subvencionet.

Kriza e gjigandit të dikurshëm

„GM“ quhej dikur „General Motors“, ndërkohë ky shkurtim shkon më shumë për „great misery“ shqip (mizerje e madhe). Ndërtuesi dikur më i madhi i automobilëve në botë lufton për të mbijetuar. Tregu i shitjes dhe kursi i aksione janë përtokë. Shefi i koncernit, Vagoner ( Rick Wagoner) kishte shpresuar në gusht, se do ta shpëtonte i vetëm anijen, që po mbytej, me një ndryshim radikal të kursit: „Ne po përpiqemi, që te reagojmë me një plan të ri ndaj kushteve të vështira të tregut në SHBA. Ne jemi të interesuar për më shumë likuiditet, me qëllim që të kemi mjaft para për të kapërcyer këtë periudhë kohore.“

Die Entlassungen tun ihm sehr leid, Rick Wagoner von General Motors
Rik Vagoner, shefi i GM shpresonte të shpëtonte anijen i vetëmFotografi: AP

Ndërkohë Vagoner flet fare hapur që koncerni mund të shkojë në konkurs që para fundit të vitit, n.q.se nuk do të vijë ndihmë nga qeveria në Uashington. Me forcat e veta nuk mund të mbijetohet më. Ndërsa presidentit, që po largohet, republikanit Xhorxh Bush (George W. Bush), nuk i duket e përshtatshme që të investojë paratë e taksapaguesve në industrinë amerikane të automobilëve, demokratët e shohin çështjen ndryshe. Atyre u bëjnë përshtypje jo vetëm perspektivat e errëta të Vagonerit për të ardhmen, por edhe paralajmërimet e ekspertëve të tjerë si të Aleks Teilor të revistës „Fortune“:„Sikur General Motors me të vertetë të falimentonte, do të ishte shumë keq për ekonominë tonë dhe ndoshta falimentimi më i madh në historinë e këtij vendi. Jo vetëm punonjësit e General Motors do të humbisnin vendet e punës. Furnizuesit do të ishin gjithashtu të prekur, tregtaret dhe shumë të tjerë në këtë zinxhir të gjatë."

Falimentimi i GM do të sillte rritje drastike të papunësisë

Eshtë fjala për deri në dy milionë vende pune, edhe konkurrentët Krajsler (Chrysler) dhe Ford, të dy po ashtu në krizë, mund t´i përfshinte kjo vorbull. Kjo e bën ndihmën e shtetit të mundshme, thotë Efraim Levy, ekspert i automobilëve në agjensinë ratingut „Standard & Poor's“: „General Motors ka nevojë tani për para për të mbijetuar dhe do të ketë nevojë për ndihmë nga shteti.

Obama Sieger der US-Wahl 2008
Barak Obama ka mbrojtur zyrtarisht idenë e një pakete miliardëshe ndihmashFotografi: AP

Konzerni deri në vitin 2010 do të durojë disi, pastaj fillojnë masa interne të kursimit dhe shpresojmë se do të ketë përsëri më tepër kërkesë dhe fitim.“

Tani GM duhet ta mbajë veten deri me 20 janar të vitit të ardhshëm. Pastaj ligjin në Shtëpinë e Bardhë e bën demokrati, Obama (Barack Obama) dhe ai konsiderohet i hapur për ndihmat shtetërore. Obamës i pëlqen mendimi, që të emërojë një të ngarkuar special për industrinë e automobilëve dhe ai ka mbrojtur dje zyrtarisht idenë e një pakete miliardëshe ndihmash, por për të kërkon garanci për vendet e punës dhe një koncept bindës për të ardhmen, në qëndër të cilit duhet të jenë zhvillimi i modeleve të vogla dhe ekonomike, që deri tani është lënë pas dore. N.q.se GM do ta pranonte këtë, paratë e para mund t´i mbërrinin para fillimit të vitit tjetër, mendon eksperti i „Fortune“ Taylor. Sipas tij Kongresi dhe Obama do të bëjnë aq shumë presion tek qeveria e Bushit, saqë çështja për General Motors do të jetë e kryer.