1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Faktori ndërkombëtar pret një produkt nga vazhdimi i negociatave Berisha-Rama

Në Tiranë sot fillon java e tretë e negociatave qeveri-opozitë-ndërkombëtarë për arritjen e kompromisit për mënyren si do te behet transparenca e zgjedhjeve të kaluara parlamentare dhe per t’i dhënë fund krizës politike.

default

Politologu Blendi Kajsia, pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, mendon se pas kësaj zgjidhja do te zgjasë dhe formula e saj do te imponohet nga Brukseli.

Ecuria e deritanishme e negociatave dyjavore Berisha–Rama si edhe opinioni i ekspertëve ligjorë të Brukselit, që erdhën në Tiranë, mbeten tërësisht hermetike nga ndërkombetarët dhe politikanët vendas. Kërkesa e DW drejtuar delegacionit te Komisionit Europian në Tiranë dhe ambasadës së Spanjës, vendit që ka presidencën e rradhë së BE, se cila është axhenda e kësaj jave dhe cilat janë pritshmëritë e Brukselit, mori përgjigjen "No comment".

Edi Rama Albanien Opposition

Udhëheqësi i opozitës, Edi Rama.

Palët nuk bien dakort për hapjen e kutive të votimit

Por skadimi i afatit dyjavor, që BE i dha Berishës dhe Ramës për të arritur marrëveshjen lidhur me transparencën e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, tregon qartë se palët nuk bien dakort për kërkesën bazë të opozitës: hapjen e kutive të votimit. Në deklaratën, që lideri i opozitës Rama, bëri dje ( 6 qershor) në fushatën e tij të re, të titulluar "Hapni kutitë", u duk qarte se në këtë pikë palët nuk kanë lëvizur nga qendrimet e kundërta.

"Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, për kompromis, por asnjëherë për një dialog, që lë jashtë problemin kryesor, që i mbyll rrugën transparencës, por për një dialog, që hap rrugën e transparencës", tha Rama.

Priten negociata të vështira

Sali Berisha

Sali Berisha, the Albanian Prime Minister in the the press conference. *** Autorin: Ani Ruci 15.05.2010, Tirana

Kjo deklaratë e Ramës nga njëra anë dhe ajo e kryeministrit Berisha për djegje të fletëve të votimit në anën tjetër, lënë shkak të supozohet se sa të vështira pritet të jenë negociatat e kësaj jave mes palëve.

Blendi Kajsia, politolog, pedagog në Universitetin Europian të Tiranës thotë se pas mosmarrëveshjes për kutitë e votimit ka nje konflikt të rëndësishem.

" Hapja ose jo e kutive ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve. Në thelb kemi mospranim të zgjedhjeve të kaluara. Pozita thotë ishin legjitime, opozita thotë nuk ishin dhe provë janë kutitë e votimit", thotë ai.

Blendi Kajsia

Politologu Blendi Kajsia.

Nga buron legjitimiteti i qeverisjes?

Treguesi thelbësor i legjitimitetit të çdo qeverisjeje demokratike janë zhvillimet e brendshme, demokratizimi, zhvillimi i ekonomiko-social i vendit, plotësimi i vullnetit të votuesve. Por në rastin e Shqipërisë ka ndodhur që mbi këto zhvilime të marrin vlerë ato të jashtmet dhe sidomos përparimi në procesin integrues euro-atlantik.

"Legjitimiteti i qeverisjeve në Shqipëri matet në raport me BE: sa më shumë i afrohemi BE, aq më legjitime quhet qeverisja. Brukseli bëhet automatikisht burim i legjitimitetit", thotë Blendi Kajsia.

Progresi në procesin e integrimit euro-atlantik duket se nuk është shoqëruar edhe me demokratizimin e jetës politike, për sa kohë palët nuk arrijnë të zgjidhin vetë çështje të brendshme.

"Sot kemi një krizë, që detyron ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar si në vitin 1997." thotë Blendi Kajsia.

Tirana apo Brukseli?

Por faktori ndërkombëtar pret një produkt nga vazhdimi i negociatave Berisha-Rama me ndërmjetesine e tij. Sado të vështira qofshin këto negociata, BE pret që palët të bashkëveprojnë dhe të bëjnë kompromisin e duhur.

Michael Weichert

Michael Weichert, drejtor në Tiranë i Fondacionit Gjerman,"Freidrich Ebert".

Michael Weichert, drejtor në Tiranë i Fondacionit Gjerman,"Freidrich Ebert" mendon se kompromisi duhe të arrihet në rradhë të parë nga sinergjia e vetë politikanëve te Tiranës.

"Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e BE, elita e saj politike dhe institucionet duhet të jenë të afta të zgjidhin vetë konfliktet e brendshme", thotë ai.

Por politologu Blendi Kajsia mendon se tanim ë kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Ai thotë se negociatat mes palëve nuk do të sjellin kompromisin, pasi secila pal ë po kërkon të fitojë kredi në Bruksel për aq kohe sa BE të arrijë një qëndrim të unifikuar lidhur me kriz ën ne Shqiperi, qëndrim që ende nuk e ka sot.

" Brukseli pret deri kur zgjidhja e krizës nuk mund të shtyhet më. Atë here do të dalë me një qëndrim të unifikuar, që do t’ u imponohet palëve. Deri në këtë moment palët luajnë, që të forcojnë pozitën e tyre në raport me Brukselin, përderisa ai është arbitri. Do të presim edhe pak për zgjidhjen e konfliktit, sepse palët janë duke konsoliduar pozicionin e tyre me Brukselin", parashikon politologu Blendi Kajsia.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 07.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NjpQ
  • Data 07.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NjpQ