1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fakte të reja lidhur me tragjedinë e Gërdecit

Zyra e shtypit të ambasadës së SHBA në Tiranë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë shqiptare për të kontribuar në hetimet që po kryhen për të zbardhur shkaktarët e tragjedisë

default

Tragjedia e Gërdecit. Ushtarë transportojnë të plagosur

Prokuroria e Tiranes i kërkoi SHBA-ve bashkëpunim për të kryer një hetim të plotë ndaj kompanisë amerikane Southern Ammunition Company, (SAC) e cila nënshkroi vitin e kaluar me Ministrinë e Mbrojtjes, një kontrastë prej 2 milion 200 mijë dollarë për çmontimin dhe shkatërrimin e municioneve të vjetra , të grumbulluara në Gërdec të Vorës.

Përmes një letre drejtuar ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, organi i akuzës kërkon ndihmë në dy drejtime: në angazhimin e hetuesve nga FBI si edhe në identifikimin e viktimave, të karbonizuara nga shpërthimi katastrofik i municioneve në mesditën e 15 Marsit.

Zyra e shtypit të ambasadës së SHBA në Tiranë tha për DW se pranohet kërkesa e Prokurorisë për të kontribuar në hetimet që po kryhen për të zbardhur shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se citoj "SHBA-të do të procedojnë në mënyrën e duhur" dhe kompania amerikane në fjalë nuk ka kontaktuar asnjëherë me zyrtarët e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Hetimet ndaj kompanisë amerikane filluan dje kur mbi të ranë hije të forta dyshimi për përfshirje në afera korruptive për përfitime financiare të paligjshme.

Grupi që po heton mbi tragjedinë e Gërdecit, ku deri tani rezultojnë 17 të vrarë, dhjetëra të humbur dhe një fshat i tërë i rrafshuar, gjeti në Regjistrin Kombëtar të Bizneseve se Drejtori i komppnisë amerikane, Patrik Henri, është bashkëpronar, me 25% të aksioneve në kompaninë shqiptare Alba Demil, e cila u nënkontraktua nga kompania shtetërore MEIKO për të realizuar kontratën që SAC nënshkroi në Prill të viti 2007 me Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndryshe nga deklarimi i përfaqësuesve të kompanisë amerikane se kontrata e saj me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë përfundoi në fund të vitit 2007, në Regjistrtin Kombetar të Bizneseve ka një të vërtetë tjetër: kompania amerikane është bashkëpronare me ALB Demil, me afat të pacaktuar.

Fakte të tjera si shfrytëzimi ie punës së fëmijëve. i punës së zezë të të rriturve nga fshati Gërdec , ku ndodui tragjedia , nga ana e kompanisë shqiptare Alba Demil shtojnë argumentat e dyshimeve për përfshirjen edhe të kompanisë amerikane në afera korruptive.

  • Data 19.03.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRKe
  • Data 19.03.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRKe