1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fajon: Miratimi i mekanizmit mbrojtës ndaj regjimit pa viza mundëson pezullimin e rregullores

Fjalën e fundit për mekanizmin mbrojtës e ka Këshilli i BE-së e jo Parlamenti Europian. Pezullimi i regjimit pa viza, që është në procedurë, do të miratohet shumë shpejt, thotë për DW eurodeputetja Tanja Fajon.

default

Porträt - Tanja Fajon

DW: Zonja Fajon, ju jeni raportuese për çështjen e vizave në Komitetin për Drejtësi dhe Çështje civile në Parlamentin Europian. Sa është  real kërcënimi për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë?

Fajon: Kërcënimi për suspendimin e regjimit të lëvizjes pa viza sot, nesër ose pasnesër, nuk është realisht i vërtetë, sepse në Bashkimin Europian, akoma nuk ekziston një mekanizëm i duhur për këtë çështje. D.m.th., nëse ndonjë vend anëtar kërkon rikthimin e sistemit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, do të duhej të ndryshojë tërë legjislacioni, e ky është një proces i gjatë. Por, në Parlament, njëkohësisht në Këshill dhe Komision jemi duke biseduar për propozimin e mekanizmit të  suspendimit të regjimit të lëvizjes pa viza. Kur të miratohet ky mekanizëm atëherë kërcënimi për suspendimin e regjimit të lëvizjes pa viza do të jetë vërtetë real. Prandaj, e theksoj se pushteti dhe qytetarët duhet të bejnë çmos që të respektohen rregullat, të shmangen abuzimet dhe të zvogëlohet numuri i azilërkuesve të rremë, të cilët vijnë në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Holandë dhe Suedi.

Ju thatë se po bisedohet, deri ku ka arritur procedura për klauzolën mbrojtëse dhe çfarë është kontestuese për vendet anëtare të Bashkimit uvropian?

Kaluan dy vjet që kur propozimi i Komisionit është në tryezë. Ky mekanizëm nuk është vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjitha shtetet e tjera, për të cilat vlen regjimi pa viza. Problemi qëndron në faktin se kemi disa çështje të hapuara dhe Parlamenti kërkon të ketë rol më të madh në vendimmarrje. Ideja është se kur një vend anëtar i unionit, kërkon suspendimin e regjimit pa viza, e tërë procedura duhet të shkojë përmes Parlamentit Europian që të mos ndodhë që kjo të shfrytëzohet si motiv politik, qoftë në fushatë parazgjedhore, qoftë në situata të pazakonshme me emigrantët, e qoftë në ekonomi. Duhet të kemi mekanizma të forta mbrojtëse, me të cilat Parlamenti Europian do të ketë forcë për t'i penguar kërkesat për suspendim.

Kur  prisni që të miratohet ky mjekanizëm mbrojtës?

Trysnia e vendeve të Unionit është shumë e madhe për arsye të gjendjes së përgjithëshme në Europë: asaj financiare, ekonomike, sociale, morale. Njerëzit nuk kanë punë dhe qeveritë druhen nga trysnia që vjen nga jashtë. Mendoj se ky mekanizëm do të miratohet së shpejti  edhe për shkaqe të tjera. Ka shumë shtete që kërkojnë regjimin pa viza dhe qeveritë në Bashkimin Europian nuk dëshirojnë ta hapin përsëri derën pa e pasur mekanizmin mbrojtës. Prandaj miratimin e mekanizmit mbrojtës e pres ndoshta jo para pushimeve verore, por shumë shumë shpejt. Dhe atëhërë kërcënimi bëhet real për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti për Serbinë dhe Maqedoninë, të cilat kanë numrin më të madh të azilkërkueseve gjatë periudhës së kaluar.

A do të thotë kjo se kur të miratohet ky mekanizëm një shtet i BE-së, p.sh. Gjermania, të vendosë e vetme për ndërprerjen e regjimit pa viza?

Procedura është si më poshtë p.sh. nëse në Gjermani ka situatë alarmante, sepse papritur rritet numuri i azilkërkueseve nga një shtet, atëherë Gjermania do të kërkojë nga Komisioni Evropian të shqyrtohet situiata. Më pas vendimi varet nga shumica në Këshillin e Evropës. Shumica e thjeshtë do të japë miratimin e vendimit për suspendimin e përkohshëm të regjimit pa viza, për një ose më shumë shtete të Ballkanit Perëndimor. Do të ndodhë kështu vetëm nëse miratohet mekanizmi, i cili jep të drejtën për të vendosur në lidhje me këtë. Në këtë rast vendimi i Këshillit të Europës do të mund të ishte shumë i shpejtë. Suspendimi do të ishte vetëm për disa javë. Prandaj vlerësoj se është shumë me rëndësi që për këtë çështje, Parlamenti Europian të ketë më shumë ndikim. Por, sinqerisht kam frikë se edhe sot ekziston kjo shumicë në vendet e BE-së, të cilat menjëherë do të kërkonin suspendimin e regjimit të vizave, për një apo më shumë vende të tjera. Me siguri që ju kujtohet se në të kaluarën ka pasur shumë letra nga Franca, Holanda, Gjermania, Luksenburgu dhe tani para një jave përsëri nga Gjemania, Holanda, Austria. Kështu që kam frikë se shumica e duhur ekziston edhe tani!

Sa kohë do të zgjasë suspendimi? A ka ndonjë afat dhe si do të jetë procedura për rikthimin e liberazimit të vizave?

Suspendimi fillimisht vlen për gjashtë muaj, me mundësinë për zgjatjen edhe për nëntë muaj të tjerë. Po më pas çfarë - pyetje e drejtë kjo. Si  do të rikthehet vendi përsëri në regjimin pa viza? Kush do ta bëjë atë? Frikësohem se nga këto raste ekziston rrezik i madh, që BE-ja të mos kërkojë vetëm suspendim të përkohshëm të regjimit pa viza, por edhe  vendosjen e vendit në të ashtuquajturën “lista e zezë e Shengenit”. Ky është skenari më i keq. Shpresoj se realiteti do të jetë i tillë siç do të thotë Komosioni Europian - se asnjëherë nuk do ta shfrytëzojmë këtë mekanizëm, por situata objektive në Europë sot është kjo që është. Për fat të keq! Prandaj njerëzit duhet ta dinë se është e rrezikshme. Se duhet të respektohen rregullat për lëvizjen e lirë, sepse ky është argument i vetëm, të cilin duhet ta kemi parasysh.

Azilkërkusit nga Maqedonia vazhdimisht futen në të njëjtin “kallëp” me ata të Serbisë edhe pse Maqedonia ka ndërmarë masa serioze dhe numuri i azilkërkuesëve është zvogëluar. Pse ndodh kjo?

Nuk bëhet fjalë për “kallëp”, por na raporton rregullisht FRONTEX me shifra të sakta dhe këtu Serbia dhe Maqedonia ishin në krye të listave sa i përket numurit të azilantëve të rremë. Gjatë dimrit njerëzit kërkonin ndonjë strehim dhe më shpesh në Gjermani e në shtetet ku sistemi për azilim është më i “butë”, ku mund të rrinë edhe gjysmë viti, ku marrin të holla dhe më pas kthehen në shtëpitë e tyre më të pasur se kur kanë ardhur. Është e rëndë t'i penalizosh njerëzit, por ata duhet ta dinë se regjimi pa viza, nuk do të thotë e drejtë për punë dhe qëndrim. Nga ana tjetër Bashkimi Europian duhet të bëjë më shumë. Nuk ka sistem të përbashkët për azilim. Ka vende, të cilat kanë procedura të gjata, në veçanti për Bakllkanin Perëndimor. Duhet që këto procedura të shkurtohen. Kështu vepruan Austria, Belgjika dhe Luksenburgu, të cilat shkurtuan proceduarat për azil nga Ballkani Perëndimor. Disa i vendosën shtetet në listat e vendeve të sigurta, sepse janë në procesin e afrimit në Bashkimin Europian dhe prandaj procedurat janë shkurtuar por njerëzit, thjesht nuk shkojnë atje! Kjo është një nga zgjidhjet dhe rekomandimet që japim.

Cili nga shtetet Evropiane e nxit më së tepërmi këtë çështje të ndjeshme dhe insiston për mekanizmin mbrojtës për pezullimin e regjimit pa viza?

Nuk do të dëshiroja ta drejtoja gishtin në këtë apo atë shtet…E dimë se ku është gjendja më alarmante dhe se ku janë problemet. Është fakt se shtetet janë të shqetësuar dhe se të gjithë duhet të bëjnë më tepër.

Sa mund të ndihmojë Bashkimi Europian me projektet e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor, konkretisht në Maqedoni,  në mënyrë që azilkërkuesit,  të rrinë atje ku janë - në shtëpitë e tyre?

Me të vërtetë është çështje e rëndësishme, se përse njerëzit largohen! Me siguri largohen, sepse në të shumtën e rasteve janë të detyruar, kërkojnë ndonjë punë dhe jetesë më të mirë. Kur flasim për azilkërkuesit, kemi të bëjmë më shpesh me përfaqësues të minoriteteve dhe më shpesh janë romë. Pushtetet në rajon duhet të krijojnë kushte për jetesë normale, për çdo individ. Këtë proces as Bashkimi Europian nuk mund ta zgjidhë brenda natës. Duhen projekte afatgjatë, ku do të investoheshin para, ku do të krijoheshin kushte me të cilat qytetarët do të kishin jetë normale dhe me dinjitet. Kjo vlen edhe për Maqedoninë.