1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Füle: "Zgjerimi i Evropës i ka ndryshuar jetën."

Komisari i ri i BE për zgjerimin, çeku Stefan Füle, gjatë intervistimit nga deputetët e BE-së është shprehur qartë për anëtarësimin e Turqisë.

default

Stefan Füle, Komisari i ri i BE për zgjerimin

Me çekun Stefan Füle BE për herë të parë ka një Komisar për Zgjerimin, i cili vjen nga një vend ish komunist i Evropës. Dhe Füle është i mendimit se ka arsye shumë personale për kandidimin e tij.

“Për mua zgjerimi është më shumë se sa një sektor politik. Zgjerimi ka ndryshuar vendin dhe jetën time. Ai e ka ndryshuar Evropën si të tërë. Ai u ka kthyer shpresën dhe dinjitetin miliona njerëzve. Prandaj unë besoj fort në ribashkime të tjera."

E paqartë se deri ku shkojnë kufinjtë e Evropës së ribashkuar, por Ballkani Perëndimor do të jetë brenda saj .

EU Logo mit Karte und Flagge 2010 Grafik: DW-Grafik, Olof Pock Datum 06.01.2010

Politika e fqinjësisë e re në sektorin e tij

Edhe pse pyetja iu drejtua disa herë, Füle nuk deshi të thoshte se ku arrijnë për të kufinjtë e një Evrope të ribashkuar. Një sërë vendesh psh Ukraina apo Gjeorgjia, duhen afruar me BE përmes politikës së fqinjësisë, por pa një perspektivë konkrete për pranim. Politika e fqinjësisë është e re në sektorin e Komisarit të Zgjerimit. Por të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor (ish Jugosllavia dhe Shqipëria) sipas Füles mund të shpresojnë për një anëtarësim të mëvonshëm në BE.

„Besoj se ne e pranojmë të gjithë se vendet e Ballkanit Perëndimor mbajnë mbi vete një barrë të rëndë historike dhe politike. Prandaj ne duhet t'u ndihmojmë atyre, me sa të mundemi dhe të shfrytëzojmë të gjitha mjetet, që ata të vazhdojnë reformat e domosdoshme. Dhe ne duhet të garantojmë se ne nuk lëmë jashtë në shi asnjë vend të Ballkanit Perëndimor."

Qëndrimi i Füle-s ndaj Turqisë nuk aprovohet nga të gjithë

Disa deputetë bënë komente jo dashamirëse për të kaluarën komuniste të Füles. Por në vështirësi ai ra sidomos për shkak të Turqisë. Me Turqinë BE zhvillon ndërkohë bisedime për pranim dhe për Füle gjithçka që mbetet poshtë anëtarësisë së plotë, si e ashtuquajturi partneritet i privilegjuar, nuk shtrohet për diskutim. Deputetit austriak Andreas Mölzer ky qëndrim nuk i pëlqen.

„Ne kemi gjendjen e pakënaqshme të të drejtave të njeriut. Kemi diskriminimin e të krishterëve, për të cilin folëm. Kemi si dhe më parë relativizimin e genocidit ndaj armenëve dhe problemin e trajtimit të popullit kurd, ku jo para shumë kohe u ndalua partia kurde, DTP. Por Turqia siç duket nuk është e gatshme të vërë në jetë përfundimet e këtyre bisedimeve. A nuk jeni edhe ju të mendimit se negociatat me Turqinë në fakt duhen ndërprerë, ose duhen ngrirë, derisa ajo t'i plotësojë të gjitha kushtet?"

Türkei als EU-Mitglied?

Füle ka mendim të qartë për anëtarësimin e Turqisë

Disa qeveri në BE e refuzojnë anëtarësimin e plotë të Turqisë, pavarësisht prej tempos së reformave. Por Stefan Füle nuk lëviz nga bindja e tij.

"Ajo (Turqia) është një vend i rëndësishëm. Ajo është një partner i rëndësishëm në sektorin energjitik. Ky është shkaku, përse ne merremi me Turqinë me negociatat për pranim, sepse ky është mekanizmi më i mirë për të ndihmuar Turqinë për t'u modernizuar."

Füle dukej se bëhej gjithnjë e më nervoz me intervistimin që zgjati gati tri orë, që nganjëherë merrte karakterin e një marrjeje në pyetje. Por ai në fund tha me mirësjeljje faleminderit për një intervistim korrekt, si u shpreh tekstualisht.

Autor: Christoph Hasselbach

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 13.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LUd6
  • Data 13.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LUd6