Füle: Vendet e BE kanë konses të plotë se e ardhmja e Kosovës dhe e rajonit është në Evropë. | Ballkani | DW | 19.03.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Füle: Vendet e BE kanë konses të plotë se e ardhmja e Kosovës dhe e rajonit është në Evropë.

Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Stefan Füle, deklaroi në Kosovë se bashkëpunimi i vendeve të rajonit të Ballkanit duhet të bazohet në praktika gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese

default

Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Stefan Fyle.

Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Stefan Füle, kërkoi nga autoritetet e Kosovës, që të angazhohen maksimalisht në reforma, që e afrojnë vendin me Bashkimin Evropian. Ai tha se ndër vendet e Bashkimit Evropian ka një konsens të plotë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë. Këto komente Stefan Füle i bëri pas takimeve, që zhvilloi në Prishtinë me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

"Viti 2010, do të jetë një vit i sfidave. E rëndësishme për autoritetet e Prishtinës në këtë vit është që të sigurojnë stabilitet politik. E dyta është që të angazhohen për qytetarët e Kosovës në mënyrë të veçantë për pakicat, dhe e treta është që autoritetet e Prishtinës të jenë të angazhuar në arritjen e reformave, që përkojnë me vlerat evropiane", tha Stefan Füle.

Hashim Thaçi Premierminister Kosovo

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Füle: Kë rkohen jo vetë m fjalë nga autoritetet e Prishtinës, por veprime konkrete.

Ai tha se vlerësimet për Kosovën janë dhënë edhe në raportin e progresit të vitit 2009, ku u kërkua që në Kosovë të ketë rend dhe ligj, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ana e tij, tha se qeveria e tij është e angazhuar maksimalisht në këtë drejtim.

"Do të vazhdojmë me përkushtimet tona për qeverisje të mirë, për sundimin e ligjit dhe luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kudo që paraqitet", tha kryeministri Thaci. Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë Stefan Füle tha se për këto çështje është shumë e rëndësishme që gjatë vitit 2010 të mos dëgjohen vetëm fjalë nga autoritetet e Prishtinës, por të ketë veprime konkrete nö luftön kundör korrupsionit dhe krimit tö organizuar.

Bashkimi Evropian i ofron Kosovës bashkëpunim.

Stefan Füle, tha se BE-ja dëshiron të shohö edhe bashkëpunim rajonal, të cilin e cilësoi si një rrugë më të sigurtö drejt BE-së.

"Nga pikëpamja ime janë dy gjëra të rëndësishme. Bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në praktika gjithöpërfshirëse dhe jo përjashtuese. Dhe e dyta çarëdo çështje, që mund jetë duhet të jetë e hapur dhe u përket autoriteteve të vendeve të rajonit, që të gjejnë zgjidhje", tha Stefan Füle. Ai tha se askush në Bashkimin Evropian nuk dëshiron që ndonjë vend i rajonit të lihet prapa.

Ramush Tahiri

Analisti i pavarur, Ramush Tahiri.

Mirëpo sa i përket Kosovës analisti i pavarur Ramush Tahiri thotë për DW se Kosova tashmë është lënë prapa në raport me vendet tjera të rajonit.

"Kosova tashmë ka mbetur prapa edhe në liberalizimin e vizave edhe në shumë segmente tjera. Këtë unë do ta quaja një mosfunksionim, sepse Kosova ka qenë nën administrimin ndërkombëtar dhe pikërisht kjo administratë ndërkombëtare është dashur të jetë në nivel më të lartë, sesa administratat e vendeve të rajonit, siç janë, Kroacia Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi", thotë Ramush Tahiri. Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Štefan Füle, në përfundiim të vizitës së tij në Kosovë, e bëri të qartë se rruga për në bashkimin evropian, janë reformat që duhet të bëhën nga vetö autoritetet kosovare dhe qytetarët e saj.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 19.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MXNm
  • Data 19.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MXNm