1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Füle: Sundimi i ligjit është kusht kryesor për stabilitetin e Kosovës

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin Stefan Fule, gjatë një vizite në Kosovë, tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit nënkupton rezultate konkrete dhe jo vetëm miratim ligjesh në parlamentin e Kosovës.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Stefan Füle.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Stefan Füle.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Stefan Füle, e mbështet misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Ai thotë se sundimi i ligjit është kusht kryesor për stabilitetin dhe përparimin e Kosovës.

Stefan Fule po qëndron në Kosovë për një vizitë dy ditëshe, pikërisht në kohën kur misioni EULEX, ka ndërmarrë hapat e parë operacional në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Pas një takimi që zhvilloi mbrëmë me kryeministrin Hashim Thaçi, Stefan Fule, tha se institucionet e Kosovës duhet të hedhin hapa për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare do të vazhdojë

”Ne kemi nevojë për disa veprime konkrete dhe jo vetëm në formën e miratimit të ligjeve dhe ngritjes së institucioneve. Duam rezultate në zbatimin e politikave për këto çështje shumë të rëndësishme," thotë komisioneri evropian, Stefan Füle. Ai nuk deshi të komentojë zhvillimet e ditëve të fundit që pasuan bastisjet dhe hetimet e policise se EULEX-it, për korrupsion në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit. Këto hetime dhe bastisjet që ndodhën në këtë ministri nxitën reagimet e autoriteteve kosovare përfshirë edhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Kosovo Flash-Galerie

Thaçi e ka quajtur peracionin e EULEX-it, joprofesional, mirëpo thotë se bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare do të vazhdojë. “Bashkëpunimi i qeverisë së Kosovës edhe me EULEX-in edhe me zyrën civile ndërkombëtare, është një bashkëpunim për interesin e vendit, për progresin, për përspektivën evropiane. Ne i kemi ftuar edhe misionin EULEX dhe ICO, kanë qenë të mirëpritura dhe një bashkëpunim i tillë vetëm sa do të avancohet. Natyrisht me evoluimin e procesit do të kemi edhe transformime të reja," thotë kryeministri Thaçi. Kosova është e angazhuar maksimalisht që të përmbushë kriteret që kërkohen për rrugën e saj drejt Evropës. Tashmë në radhët e qeverisë së Kosovës është themeluar edhe ministria për Integrime Evropiane.

Bisedimet Prishtinë- Beograd do të fillojnë

Në këtë linjë, komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Stefan Fule, tha se integrimi evropian i Kosovës përfshinë edhe bashkëpunimin rajonal. Ai thotë se Prishtina dhe Beogradi duhet të bisedojnë për çështje të interesit të përbashkët. “Mendoj se duhet të shfrytëzojmë çdo cast që kemi madje edhe para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për të forcuar bashkëpunimin. Ka një varg gjërash për të cilat Prishtina dhe Beogradi kanë arsye për të punuar së bashku madje që sot," thotë Stefan Fule.

I gatshëm për bisedime teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit shprehet edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke dhënë sinjale për nisjen e këtyre bisedave. “Do të ketë edhe takime do të ketë edhe biseda për një jetë më të mirë për të dyja vendet tona edhe të Kosovës edhe të Serbisë për ndërtimi e marrëdhënieve të reja bashkëpunuese dhe integruese. Sa më shpejtë që të normalizohen raportet Prishtinë-Beograd, aq me shpejtë të dy vendet tona por edhe i gjithë rajoni do të jetë pranë familjes evropiane edhe zyrtarisht," thotë kryeministri Hashim Thaçi.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin Stefan Fule, foli edhe për zhvillimet e fundit në politiken e shtetit shqiptar. Ai u bëri thirrje partive në pushtet dhe opozitës në Shqipëri që të gjejnë një zgjidhje për situatën aktuale politike, sepse sipas tij, kjo do të ndikojë në rekomandimet për fillimin e bisedimeve për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 07.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NGys
  • Data 07.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NGys