1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Füle në Beograd: Topi është në anën tuaj

Bashkimi Evropian vazhdon të ruajë presionin ndaj Beogradit për Kosovën. Ko u bë e qartë edhe në vizitën e Füles në Beograd.

Stefan Füle dhe kryeministri serb Mirko Cvetkoviç

Stefan Füle dhe kryeministri serb Mirko Cvetkoviç

Komisionieri evropian për zgjerimin, Stefan Füle, i cili vizitoi të premten, e bëri të qartë në konferencën e shtypit, pas takimit me kryeministrin serb, Mirko Cvetkoviç. "Topi është në anën tuaj, kur të keni bërë progres, Komisioni Evropian do të rekomandojë datën për bisedimet e pranimit.

Krahu ekzekutiv i BE-së, tha të mërkurën se Serbia do të njihej zyrtarisht si kandidate për në BE, vetëm po qe se rikthehet në tavolinën e bisedimeve për të negociuar çështjet teknike me Kosovën. Beogradi i ndërpreu bisedimet në shtator pas përpjekjes së Kosovës për të vendosur kontrollin në veriun e rebeluar nga serbët.

Mirko Cvetkovic dhe Stefan Füle në konferencën e shtypit

Mirko Cvetkovic dhe Stefan Füle në konferencën e shtypit

Danas: Serbia të njohë Kosovën

Füle tha se raporti i Komisionit Evropian ka bërë të qartë se ka një prioritet të qartë për Serbinë, dialog dhe marrdhënie më të mira me Kosovën. "Mesazhi ka qenë i qartë. Shfrytëzojeni momentin që keni në dorë për të bërë reformat dhe për t'u fokusuar tek prioritetet që janë përcaktuar", tha ai.

Ndërkohë në Serbi janë shtuar zërat që Beogradi ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Të premten (14.10) një gazetë serbe për herë të parë ka kërkuar nga Beogradi që të njohë Kosovën. Gazeta e njohur "Danas" shkruan: Qeveria duhet t'u thotë qytetarëve se një përparim në procesin e integrimit evropian, është praktikisht njohja e pavarësisë së Kosovës".

Stefan Fule dhe Boris Tadiç

Stefan Fule dhe Boris Tadiç

Beogradi duhet t'ia lërë së shkuarës pozicionin e hekurt lidhur me Kosovën shkruan Danas. Por qeveria serbe nuk mund t'i marrë vendime të tilla në pjesën e fundit të mandatit të saj, shkruan Danas. Zgjedhjet në Serbi janë parashikuar në Maj 2012.

Komisioni Evropian i ka vënë Beogradit shtatë kushte që duhet të përmbushë. Pas kushtit të dialogut me palën kosovare me ndërmjetësimin e BE-së, futet edhe heqja e 18 barrikadave të serbëve në Veri të Kosovës brenda një muaji. Gjithashtu Serbia duhet të ndalojë pagesat për të punësuarit serbë në administratën publike.

Autor: dpa/ap/Arapi

Redaktoi: Amarildo Topi