1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fëmijët protagonistë të Javës Europiane në Tiranë

Mijëra fëmijë të moshave të ndryshme kanë zhvilluar mesditën e 9 Majit nje manifestim madhështor në qëndër të Tiranës me moton: „Jemi pjesë e Europës“.

Tirana

Tirana

Koncerti festiv, gara me bicikleta, lojrat e shumta zbavitëse dhe argëtuese kanë krijuar një atmosferë të ndezur mes fëmijëve, me të cilët janë bashkuar dhe personalitetet më të rendësishëm publike e politike të vendit, diplomatë të vendeve të BE-se etj.

„Java Europiane“ në fazën e saj përmbyllëse pati për protagonistë fëmijët. Njëri prej shesheve kryesore të Tiranës, ai „Nënë Tereza“, u vu tërësisht në shërbim të mijëra nxënësve të shkollave 9 vjecare, të cilët organizuan një manifestim të madh nën moton „Jemi pjesë e Europës“. Ata krijuan vëmendjen e qytetarëve në një garë me bicikleta, me organizimin e lejërave të ndryshme, dhe me koncertin me kengë valle e humor. Nora Malaj, njera prej organizatoreve të festimeve fëminore, tha se ishte një përpjekje për të sensbilizuar gjeneratën e re me ndjenjën e integrimit europian, si qytetarë që e kemi vendin si të barabartë në familjen europiane.Fëmijëve ju janë bashkuar dhe personalitetet më të rëndësishme publoke e politike të vendit, si dhe diplomatë nga vendet e BE, të akredituar në Tiranë.

Java Europiane që u mbyll ditën e premte ishte një axhendë e pasur veprimtarish që u zhvilluan jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe të tjera të vendit. Java synonte me tërheqjen e vëmendjes së opinionit për procesin e integrimit të Shqipërisë për në BE, për njohjen e institucioneve kryesore europine, për historinë, kulturën, politikën etj. Si një bilanc i eksperiencave të vendeve të ndryshme në aspekte të ndryshme të zhvillimit shoqëror, për të cilat Shqipëria ka shumë nevojë në stadin në të cilin ndodhet.

  • Data 09.05.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxHs
  • Data 09.05.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxHs