1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fëmija problematik - Ballkani

Alexander Andreev16 Dhjetor 2015

Problemet masive e kanë kthyer Ballkanin sërish në qendër të politikës evropiane. "Fëmija problematik" ka nevojë për më shumë vëmendje, dhe kjo është dhe në interes të të gjithë Evropës.

https://p.dw.com/p/1HNw5
Fotografi: Reuters/S. Nenov

Ta "ngrijmë" Ballkanin dhe të merremi me të kur të ketë kohë BE-ja - kështu mendohej deri jo shumë kohë më parë në Bruksel dhe në kryeqytetet e mëdha evropiane, beson politologu Ivan Krastev. Por gjërat u zhvilluan mjaft ndryshe vijnë. Kriza financiare greke, politika agresive e Rusisë, tensionet rreth furnizimeve energjetike ruse në Ballkan, vala e refugjatëve nga Lindja e Mesme nëpërmjet të ashtuquajturit "itinerarin ballkanik", qindra e mijëra azilkërkues nga Ballkani Perëndimor dhe migrantët e varfërisë nga Bullgaria dhe Rumania - të gjithë këto e kanë kthyer rajonin sërish në qendër të politikës evropiane.

Një në dhjetë evropianë (në qoftë se nuk llogaritim Turqinë) jeton në Gadishullin Ballkanik. Rajoni është vërtetë heterogjen, por ka edhe shumë karakteristika të përbashkëta: varfëria, prapambetja ekonomike dhe sociale, mungesa e sundimit të ligjit, paqëndrueshmëria politike. Viti 2015 dhe kriza i ka theksuar edhe më tej këto probleme tashmë serioze. Prandaj, BE-ja ka nevojë urgjente për zgjidhje të reja, strategji të reja dhe instrumente për Ballkanin, thotë Johanna Deimel nga Shoqata e Evropës Juglindore, e cila e quan rajonin "një komponent thelbësor të Evropës".

Flüchtlinge Grenzbarrieren Grenze zwischen Mazedonien Griechenland
Fotografi: Reuters/O. Teofilovski

Njerëz të varfër nga Ballkani vijnë në Evropën Perëndimore

Vëzhguesit janë të një mendimi se "fëmija problematik, Ballkani" ka nevojë për më shumë vëmendje, dhe se kjo është dhe në interes të të gjithë Evropës. Në veçanti, flukset e migrimit nga rajoni, e bëjnë të domosdoshme një politikë të re. "Ne duhet të bisedojmë me këto vende. Jo vetëm të flasim për to, por me ato", thotë Dushan Relijc nga fondacioni "Wissenschaft und Politik". Gjermania është vendi i BE-së që pranon shumicën e të ashtuquajturve "emigrantë të varfërisë" nga Rumania dhe Bullgaria - mbi 200 mijë në dy vitet e fundit. Shumica e tyre janë romë, por edhe njerëz të varfër që ikin vetëm nga mungesa e perspektivave në vendet e tyre.

Problematike është gjendja sodomos për të rinjtë që nuk gjejnë punë. Protesta në Bosnjë në vitin 2014, në Maqedoni, në pranverë të vitit 2015 dhe aktualisht në Mal të Zi kërkojnë një kulturë të re politike, dhe perspektivë të re ekonomike, demokratike dhe kushtetuese", thotë Johanna Deimel. Dhe për këtë perspektivë duhet të angazhohen si vendet e rajonit dhe BE-ja, sepse përndryshe presioni për migrim do të vazhdojë.

Ballkani: kufijtë dhe siguria

Migrimi masiv nga dhe nëpërmjet Ballkanit kanë vënë me forcë në fokus çështjen e kufijve të jashtëm të BE-së. "BE-ja përpiqet ta shmangë këtë temë që prej 10-15 vjetësh. Sot, kjo çështje duhet të zgjidhet në qoftë se BE-ja dëshiron ta vërë valën e refugjatëve nën kontroll." BE-ja duhet të vendosë se cilat vende do të anëtarësohen, dhe se si duhet të mbrohen kufijtë e rinj të jashtëm?

West Balkan Konferenz Angela Merkel Gruppenfoto Wien Österreich Heinz Fischer Österreich Edi Rama Albanien
Konferenca e Ballkanit në Vjenë, gusht 2015Fotografi: picture-alliance/dpa/G. Hochmuth

Jo vetëm BE, edhe NATO duhet të mbrojë kufijtë e saj në Ballkan. Gjatë vitit 2015 anëtarët e NATO-s Rumania dhe Bullgaria kanë vënë vazhdimisht në dukje se konflikti në Ukrainë i kanë vënë ata në një situatë potencialisht shumë të rrezikshme. Të dy vendet mbështesin sanksionet kundër Rusisë, por Bukureshti dhe Moska, kanë dhe tensione për Republikën e Moldavisë. Pra si përpjekjet dhe ambiciet gjeopolitike edhe ato të politikës së energjisë të Kremlinit në rajon duhen marrë shumë seriozisht, mendon Johanna Deimel, e cila përmend edhe Malin e Zi që sapo mori ftesën për anëtarësim në NATO.

Pjesë e Evropës

Dikur i damkosur si "fuçi baruti e Evropës", Ballkani mbetet edhe pas luftërave të përgjakshme në Jugosllavi në vitet 1990, fëmija problematik i Evropës. Këtë rol të pakëndshëm rajoni e ka luajtur edhe në vitin 2015 rajoni (dhe pse jo vetëm për faj të vet). Me sa duket vendet e Ballkanit edhe gjatë vitit 2016 do të kenë probleme. Prandaj sipas ekspertëve të Ballkanit Evropa duhet t'i japë fund politikës me gjysmë zemër. Ballkani bën pjesë organikisht në Evropë dhe e ardhmja e tij është vendimtare për të ardhmen e Evropës. Pra këto vende duhet të merren seriozisht me të gjitha problemet dhe prapambetjen e tyre dhe duhet të ndihmohen masivisht.