1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Evropian i bindur - kryeministri polak Tusk prezanton programin e presidencës së BE

Presidenti i radhës i BE, kryeministri polak Donald Tusk prezantoi në Strasburg para Parlamentit Evropian programin për presidencën gjashtëmujore. Tusku paralajmëroi për rrezikun e rritjes së pakënaqësisë ndaj Evropës.

Donald Tusk flet në Parlamentin Evropian

Donald Tusk flet në Parlamentin Evropian

Pas një radhe të gjatë presidencash pa qejf të radhës të BE, me polakun Donald Tusk para Parlamentit Evropian doli sërish një burrë që buronte entuziazëm dhe bindje evropiane. Me pasion tërhoqi vëmendjen Tusku herë pas here te historia më e re e vendit të tij.

"Për të gjithë ata që e kanë humbur besimin, ne sot kemi një mësim për të gjithë ata, që Evropa zotëron një mjet për luftimin e krizës. Unë e përsëris këtë për të gjithë ata që e kanë harruar. Për të gjithë evropianët, që kanë jetuar për dekada në varfëri dhe skllavëri, kriza e sotme është vërtet një sfidë e rëndësishme, por jo vendimtare. Për ta, kriza e sotme është e pakrahasueshme me krizën e atëhershme, të cilën ne e kemi kapërcyer krejtësisht në sajë të solidaritetit të gjithë Evropës."

Më shumë integrim evropian

Më shumë integrim evropian është përgjigja e tij për problemet e Evropës. Përkundrazi, paraardhësi i tij si president i radhës i BE, hungarezi Viktor Orban u ankua rëndë për përzierjet e Brukselit. Dhe Tusku u bëri thirrje evropianëve që ta kapërcejnë me një ndryshim perspektive pesimizmin që po përhapet kudo.

"Nganjëherë ne pushojmë se besuari se ky është vendi më i mirë i botës. Por të gjithë ata që janë jashtë BE e dinë se ky është vendi më i mirë në botë."

Është e qartë që për një njeri si Tusku, rifutja e kontrolleve të kufirit në Danimarkë çon tamam në drejtim të gabuar. Edhe presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso foli në këtë rast me fjalë të pazakonta të qarta:

"Ai që minon lirinë e qarkullimit...rrezikon tregun e brendshëm, solidaritetin midis evropianëve dhe projektin evropian në vetvete."

Guy Verhofstadt dhe Donald Tusk

Guy Verhofstadt dhe Donald Tusk

Shumë nga oratorët besojnë me sa duket se aktualisht në politikën ndaj Evropës po vendoset diçka shumë vendimtare: nëse Evropa do të zhvillohet drejt një shteti federal apo nëse bashkimi i Evropës do të kthehet pas. Kështu e sheh këtë Guy Verhofstadt, kryetar i Grupit Parlamentar të Liberalëve:

"Ne ndodhemi në udhëkryq: a do të kthehemi në OKB të Evropës apo në SHBA të Evropës? A do të ecim drejt një federate të lirshme, siç e duan këtë euroskeptikët, në të cilën rolin qendror ta luajnë sërish shtetet nacionale dhe pa integrim të vërtetë evropian, koordinim dhe solidaritet, apo do të bëhemi vërtetë një federatë, një bashkim politik dhe ekonomik, për të cilin kemi nevojë të domosdoshme, për të krijuar mirëqënien e qytetarëve dhe paqen dhe stabilitetin në këtë kohë të vështirë?"

Tusku mori kryesisht lëvdata nga të pranishmit, me përjashtim të ndonjë zëri të veçuar. Dhe disa nga deputetët e treguan hapur lehtësimin e tyre që midis kryetarëve të shteteve dhe të qeverive ka evropianë të tillë të bindur.

Autor: Christoph Hasselbach/ Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 07.07.2011
  • Fjalët kyç Tusk
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11qYy
  • Data 07.07.2011
  • Fjalët kyç Tusk
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11qYy