1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Evropianët vënë në rrezik kredibilitetin e tyre

Turqia pa perspektivë evropiane e papërfytyrueshme për një Evropë lojtare globale

default

Flamuri i BE dhe i Turqisë përpara një xhamie në Stamboll

Ç'lloj Turqie dëshirojnë evropianët, të lutem? Një vend, që i bindet komandës së Evropës, por që në çështjet e partneritetit politik mjaftohet me një vend në fund të tryezës? Spekulojnë evropianët për një Turqi si partnere, apo si vend të përulur dhe të bindur?

Ai, që përpiqet sot ta pengojë Turqinë prej persepktivës së saj evropiane me akrobaci verbale, që dëgjohet prej gojës së intelektualëve të mbledhur lokaleve të birrës, sepse ajo gjoja nuk i përshtatet nga pikëpamja kulturore dhe fetare vlerave dhe familjes evropiane, vepron me dashje. Numri i përkrahësve të Evropës në Turqi po ulet në mënyrë dramatike. Fajkojtë dhe fundamentalistët fërkojnë duart dhe e regjistrojnë çdo diskrimimin të Turqisë prej Evropës me kënaqësi, sepse ata spekulojnë me dështimin e aftësisë për koekzistencë të demokracisë dhe fesë islame dhe me dobësimin e mëtejshëm të demokratëve turq.

Türkische Frauen mit Kopftuch in Istanbul

Gra turke me shami në Stamboll

Turqia ka bërë hapa drejt Bashkimit Evropian

Falë procesit të afrimit të Turqisë me BE Turqia hoqi dënimin me vdekje, edhe pse qe vendi i fundit i Këshillit të Evropës, që ndërmori një hap të tillë. Me gjithë kritikat në lidhje me zbatimin në praktikë sistemi i drejtësisë dhe gjyqësori u reformuan në shkallë në gjërë dhe së fundi madje Turqia guxoi të afrohet me Armeninë. Përparime të tjera edhe në çështje të diskutueshme si njohja e Qipros do të vazhdojnë, edhe pse për pranimin e Qipros në BE ndaj Turqisë u përdorën mjete të pandershme.

Türkei Flagge Karte

Türkei Flagge Karte Nahost Türkei und seine Nachbarn

Turqia ngul këmbë për një perspektivë të sinqertë anëtarësimi

Turqia është e ndërgjegjshme se pranimi i saj në BE nuk është realist për një kohë të afërt. Problemet e saj janë shumë të mëdha dhe me gjendjen e saj kaotike BE-ja nuk mund t'i përballojë ato. Por Turqia ngul këmbë për një perspektivë të sinqertë anëtarësimi, bashkë me mundësinë për të hequr dorë vetë prej anëtarësimit.

Popujt e BE-së duhet të jenë të sinqertë, por edhe të marrin përsipër përgjegjësi

Popujt e BE-së duhet të jenë të sinqertë në refuzimin, që i bëjnë Turqisë, të shpallen klub të krishterësh, t'i ndërpresin bisedimet për anëtarësim me Turqinë dhe të ngrenë mure të reja në Evropë. Por evropianët duhet të marrin përsipër përgjegjësi si për pasojat rajonale edhe për ato globale në aspektin e sigurisë dhe atë ekonomik. Por në radhë të parë duhet thënë se për Evropën si lojtar global nuk mund të mendohet një Turqi pa perspektivë evropiane. Të paktën po kaq e paparamendushme sa dikur si postë rojeje dhe përgjimi në pjesën juglindore të Natos kundër Bashkimit Sovjetik dhe sot kundër terrorizmit ndërkombëtar, i cili kërcënon edhe Evropën.

Autor: Baha Güngör/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 16.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K7pR
  • Data 16.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K7pR